Konferencë e jashtëzakonshme e Dr. Ulsiut për shkarkimin e Presidentit Meta
Të dashur shokë e shoqe (e dinë të gjithë rimën në vazhdim që thonim ne në kohë të xhaxhit tim të shtrenjtë Edver), sepse edhe me temën time tè doktoraturës keni patur vërejtje për shkak se unë jam bazuar në traditën më tè vyer të fjalëve të urta popullore.
Situata është e rëndë por, ju më shikoni tè qeshur se unë kështu kam lindur, qesharak pasi populli thotë: “Qesh kush qesh i fundit nga qesharakët”.
Të gjithè ju jeni vënë në dijeni për nismën revolucionare të Rilindjes për shkarkimin e Presidentit, për shkelje tè rënda tè Kushtetutes, se populli thotë “bëj 1 hap para por mos bëj 2 hapa prapa”.
Sepse Presidenti ka shkelur parimet bazë të Rendit Kushtetues Rilindas se si thotë populli: “Nëse vjedh dhe nuk di tè fshehësh mos vidh kot ore Ulsi”.
Na shikoni ne.
Vjedhim dhe nuk lodhemi fare ti fshehim.
Kemi atë shpirtin e vogël që e zgjodhëm ne 69-shat e Parlamentit, Artën.
Ne komunistat e rilindur kemi dyshimin e arsyeshëm se z. Meta ka shkelur rëndë Kushtetutën dhe në këtè konteks kemi të drejtè të ngremë pikëpyetjet tona tè cilat gèrshetohen me pikëçuditëset:
1. Pse Bashën e ka telefonuar kur ka qënë në koridor dhe Ramën kur ka qënë në BANJO?
2. Pse znj. Kryemadhi e ka pritur në dhomën e gjumit dhe jo në zyrë?
3. Pse e ka patur njërën dorë në XHEP ndërkohë që ishte në BANJO dhe fliste me Ramën?
4. Ku e kishte dorën, nè xhepin e MAJTË apo në xhepin e DJATHTË?
Kètu na lind e drejta legjitime tè ngremë pikèpyetjet tona:
a. Po bëje Taulantin?
b. Apo s’po ashtu Alfred Pezën?
5. Në cilin xhep e kishte dorën Presidenti ndèrkohë që ishte në BANJO dhe fliste me Ramën, në xhepin PARA apo në xhepin e MBRAPA?
Se nje fjalë popullore thotë: “Dardha e ka bishtin mbrapa kur rri me pjeshkën”.
6. Pasi mbaroi punë në banjo dhe vazhdonte të fliste në telefon me Kryeministrin, a i LAU duart Presidenti?
Se njè fjalë popullore thotë: “Njè dorë lan tjetrën dhe të dyja lajnë Elisën”.
7. Mè çfarè i lau duart Presidenti, me SHAMPO apo me SAPUN?
Tè ketè kujdes me SAPUNIN se Kryeministti do nxjerri njè Ligj tè Posaçëm për nxjerrjen jashtë qarkullimit pasi, kohè tè këqija na presin.
Dhe atje ku do shkojmë ne, mè mirè tè mos kemi fare SAPUN.
Një fjalè e urtè Rilindase thotë se: “Po të ra SAPUNI lëre të ta marè Kryeministri”.
Thënë kjo pasi ne Rilindasit kemi shprehjen tonë popullore se”Çfarë është e JONA është e Kryetarit Rilindas”.
Nga informacioni i klasifikuar që disponojmë rezulton se Presidenti i Republikës, pasi pa publikimin e pèrgjimeve nga Bild, vendosi qè tè nxjerrë një dekret për Brisqet e Rrojës duke i dekoruar ata “Heronj të Heshtur”.
A e shikoni dhe ju se Presidenti ka shkelur rëndè Kushtetutèn?
Njè fjalè e urtë popullore thotè se: “Fshati që duket nuk do kallauz por do dr. Ulsin”.
Për ta mbyllur dhe për të mos ju mërzitur (se jemi edhe në fushatè zgjedhore) si dhe nisur nga fjala e urtë popullore se: “Fjalët e shumta janë fukarallëk dhe nuk ka rilindas qè tè jetè i varfër” po ju them me dindje dhe i vendosur më shumë se kurrë se:
– Presidenti i Republikès duhet tè RILINDË sepse ne tè gjithè kemi RILINDUR por, mbi të gjitha, ne kemi zbatuar atë shprehjen rilindase: “Zgjidhe Kryministrin më Rilindas se veten”, pasi:
RAMA KARILINDUR.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



