Kontroll i ‘blic’ në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë
Ja kujt i përkisnin (EMRAT)
Në orët e mëngjesit të sotëm, forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kryen një kontroll të befasishëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës.
Gjatë kontrollit u zbuluan pesë telefona celular të markës iPhone, të cilat ishin të ndaluara brenda ambientit të burgut. Aparatet ishin fshehur në dyert e dusheve, në Godinën “A”, kati i tretë, Sektori 1, duke treguar për përpjekje të qëllimshme për t’i fshehur ato nga personeli i burgut.
Mësohet se telefonat i përkisnin të dënuarve Flamur Kapri, Aldo Prifti dhe Vladimir Ibrushi.
Drejtoria e Burgjeve ka nisur hetimet për identifikimin e plotë të personave përgjegjës dhe mënyrën se si këto sende të ndaluara arritën të futeshin brenda institucionit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



