E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Koreja e Veriut, e angazhuar për zhvillimin bërthamor
Bota

Koreja e Veriut, e angazhuar për zhvillimin bërthamor

Koreja e Veriut do të mbetet e angazhuar për zhvillimin bërthamor të vendit në vitin 2018.

 Kjo theksohet në një raport të publikuar nga KCNA, agjensia shtetërore e lajmeve koreanoveriore, në të cilin paralajmërohen vende te tjera që të mos presin ndryshime në politikat e vendit. Në raportin e titulluar “Asnjë forcë nuk mund të mposhtë pavarësinë dhe drejtësinë”, shkruhet se Koreja e Veriut, si një vend i përgjegjshëm bërthamor, do të vazhdojë programin e saj si mënyrën e vetme për t’u mbrojtur nga kërcënimet. Emri i armikut është po i njëjti.

“Koreja e Veriut do të vazhdojë të përforcojë aftësitë e saj vetëmbrojtëse dhe të sulmeve parandaluese me forcën bërthamore në qendër të strategjisë, për sa kohë SHBA dhe vasalët e tyre do të na kërcënojnë”, shkruhet në raport.

Në këtë të fundit theksohet aftësia e Koresë për të goditur në zemër të SHBA-së. Gjatë gjithë vitit 2017, Koreja e Veriut kreu disa teste raketash balistike, duke injoruar rezolutat dhe sanksionet e OKB-së, të cilat i ka konsideruar si akte lufte.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.