Korreshi do të mbështes kandidatin e primareve për bashkinë e Lushnjës
Deputeti Saimir Korreshi ka mbajur një qëndrim të kundër me Enkejeld Alibeajn për kandidatët e PD-së në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Ai ka kërkuar në mbledhjet me dyer të mbyllura të mos nxirren kandidatë më vete dhe është shprehur se do të mbështesë kandidatin e foltores në Lushnjë.
Mbrëmjen e sotme Korreshi ka folur hapur në lidhje me këtë çështje. Deputeti deklaroi në një intervistë me Arian Çanin se mbështetja e kandidatëve të primareve qetëson situatën e krijuar mes demokratëve
“Unë në zgjedhjet e fundit po, mbështes kandidatin e Foltores. Unë kam kërkuar gjithë kohës duke qenë se kaluam një 6 mars të frikshëm në Lushnjë, realisht ne nuk menduam si pjesa e PD-së që mendon ndryshe nga Rithemelimi. Ne kemi gjykuar dhe menduar që ne nuk duhet të shkojmë në zgjedhje me dy kandidatë për mos t’i futur më tej në konflikt demokratët”, theksoi ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



