E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kosova me dy filma premierë në Kairo
Uncategorized

Kosova me dy filma premierë në Kairo

Filmi i shkurtër ‘Një Muaj’ me skenar dhe regji nga Zgjim Terziqi, sot pati premierën në Cairo International Film Festival në Egjipt

Filmi u shfaq në ora 12 në Hanager Cinema ku ishte prezent edhe autori i filmit Zgjim Terziqi dhe producenti Agon Syla.

Ky film është i bazuar në ngjarje të vërtetë dhe flet për Anën një 40 vjeçare të verbër, të pa martuar, e cila jeton sipas marrëveshjes së katër motrave të saj. Pakti i tyre përmbanë përkujdesjen e saj secila me rend nga një muaj.

Përveç ‘Një Muaj’ në këtë edicion të Cairo International Film Festival sot do të shfaqet edhe filmi ‘T’padashtun’ nga Edon Rizvanolli, propozimi i Kosovës për Oscars, i cili u shfaq edhe me datë 24 nëntor 2017. Gjithashtu ‘T’padashtun’ u shfaq edhe në International Film Festival of India në Goa. Të dy filmat janë të mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.