E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kostituimi/ Sot seanca e 29-të në Parlament e Kosovës
Bota

Kostituimi/ Sot seanca e 29-të në Parlament e Kosovës

Sot deputetet e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të 29-ën herë për të vazhduar seancën konstituive të nisur më 15 prill, në përpjekje për të përmbyllur konstituimin e Kuvendit.

Në vazhdim e seancës që është mbajtur të shtunën është bërë e 20-ta herë radhazi që deputetët nuk kanë pasur kuorum për ta formuar Komisionin për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Përfaqësues të pushtetit e opozitës së deritashme ia bartën sërish njëri-tjetrit përgjegjësinë për bllokadën e krijuar.

Pas dështimit të se shtunës kandidatja e LVV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, që ka dështuar që të zgjidhet në pozitën e kryetares së Kuvendit për 6 herë radhazi, ka insistuar se partia e saj i ka votat për ta formuar Qeverinë, shkruan Koha.net.

Por, këto vota LVV duhet t’i sigurojë tek partitë opozitare mirëpo ato deri tash nuk kanë pohuar se kanë marrëveshje me partinë fituese të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.