Kreshnik Collaku:Fajin nuk na e ka Vucic por edepsezet qe nuk kane stragji per Shqiperine
Aleksander Vucic:
“Nuk jemi më në 1389’-ën, ashtu siç dikush mendon, porse jemi në 2017. Ato ditë kane ngelur prapa. Ne sot, Boshnjake e Serbe, përshëndesim Erdoganin bashkërisht. Duam që te kemi marrëdhëniet më të mira të mundshme me Turqine dhe këtë do ta ndërtojmë.”
Serbia si trashegimtare e denje e shkolles politike te Titos kur ishte kryetar i vendeve te paangazhuara. Hanin edhe majtas edhe djathtas. Edhe ne Perendim edhe ne Lindje. Edhe ne BE edhe ne Moske edhe ne Uashington ndersa shqiptareve u jepte pasaporta per te emigruar ne Zvicer e Gjermani. Ju serbet mund te ndertoni raportet qe doni me shtetet qe doni dhe kjo eshte pune qe nuk na perket ne. E rendesihme eshte nje gje. Ne raport me boshnjaket dhe me shqiptaret jeni po ai gjarper qe keni qene ne 1389 dhe nuk keni ndryshuar asnje gram.
Pa ndjese publike dhe pa korigjim te politikave shoviniste serbe ne drejtim te Kosoves dhe shqiptareve ne rajon, asnje tymnaje dhe asnje perralle me bashkepunim rajonal nuk ka per te kaluar. Turqve u beni qefin sepse doni parate e Erdoganit dhe investimet e Gjirit. Gjithesesi fajin nuk na e keni ju. Por, kolera dhe keta edepsezet tane qe nuk mendojne strategjikisht per Shqiperine por vetem per pushtetin e vet!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



