E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Krijimi i Bankës Qëndrore Shqiptare
Lajme

Krijimi i Bankës Qëndrore Shqiptare

edhe mësimi i pa mësuar 100 vjeçar!

Dje u mbushën 100 vjet nga formimi me 2 Shtator 1925 i Bankës Qëndrore Shqiptare, e cila u formua me 75% kapital italian dhe 25 % kapital serb zvicerian dhe belg.

Historia e krijimit të saj , ka një mësim qe fatkeqësisht shqiptarët nuk e kanë mësuar as pas 100 vitesh. 

Krijimi i saj ishte një përpjekje e nisur që me qeverinë e Ismail bej Vlorës në 1913 por formëzimi i saj morri rrugë më 15 mars 1925 me nënshkrimin e marrëveshjes së krijimit të Bankës Kombëtare Shqiptare nga Mario Alberti si përfaqësues i grupit financiar italian, dhe nga Mufid Bej Libohova, Ministri i Financave dhe i Jashtëm shqiptar, i cili përfaqësonte shtetin shqiptar. Marrëveshja kishte kushte shumë përcaktuese mbi mënyrën se si do të shpërndahej kapitali i saj , ekuivalent me 12.5 milion franga ari. Për të ruajtuar pavarsinë nga ekzekutivi u ndalua që qeveria shqiptare të kishte aksione në këtë bankë , edhe pjesëmarrja e qytetarëve shqiptarë u vendos te ishte në një maksimum prej 49 përqind. Ndërsa 51 përqind të aksioneve do te mbaheshin nga autoritetet financiare italiane

Por nuk ndodhi kështu. Vende të tjera si Belgjika, Zvicra dhe Jugosllavia shprehën interesa në ketë ndërmarrje dhe nuk kishin ndërmend të tërhiqeshin,.
Për arsye politike, edhe mbajtjen e ekuilibrave brenda Lidhjes këto vende nuk mund të injoroheshin . Por, nëse një kuotë e caktuar e aksioneve do t’u jepej këtyre vendeve nga kuota 51% që mbahej nga italianët , shqiptarët do të përfundonin aksionerë të shumicës dhe rrjedhimisht menaxhues të bankës.
Megjithëse Italianët u përpoqën ti sabotonin këto përpjekje kryesisht të Jugosllave , me arsyetimin se me bekimin e Lidhjes së Kombeve, interesat e Italisë kishin përparësi, nuk ja arritën që pjesëmarrja e jugosllavëve, zvicerianëve dhe belgëve në bankë të ulej poshtë 25% përqind .
Per të siguruar shumicën vendimmarrëse italianët bën të mundur që pjesëmarrja e bankave jugosllave belge dhe zviceriane te kryehej në kurriz të 49 % të aksioneve të rezervuara në Marrëveshje për shqiptarët .

Udhëzime të qarta për këtë qëllim u dërguan nga Mussolini në 30 Mars tek Ministri Italian në Durrës . Sipas sipas këtyre udhëzimeve , 30 përqind e kapitalit aksioner të shqiptarëve do t’u alokohej shqiptarëve që jetonin edhe kishin lidhje me Italinë, ku nuk mungoi emri i Eqerem LIbohovës i i cili ishte Ambasadori shqiptar në Itali dhe vëllai i Mufid Libohovës ministrit shqiptar te financave.. Kjo përqindje siç parashikoi edhe i Ngarkuari me Punë për Zyrën e Jashtme Britanike në Shqipëri përfundoi në duar të italianëve. Në letrat e dërguara prej tij qeverisë anglese shkruhet:

“Unë kam pak dyshim që aksionet e nënshkruara nga shqiptarët ne Itali do të dalin shumë shpejt në treg dhe se italianët do ti blejnë ato” .

Ndërkohë që edhe 19 % i mbetur i cili duhej te blihej nga shqiptarët në Shqipëri përfundoi ne duart te italianëve. Shqiptarët “e pavarur”edhe “liridashës” nuk ishin mësuar të shikonin përtej gardhit të tyre i ruanin paratë në sunduk apo të varrosura në oborr.
Ndaj me shumë cinizëm G. Moojen, një zyrtar kolonial holandez , mendonte se Shqipëria ishte një vend ku “njëfarë mencurie financiare mund të imponohej vetëm anë të një revolveri”

Revolveri nuk u përdor edhe shqiptarët nuk u paraqitën për të blërë qoftë edhe një akson të kësaj bankë. Rezultati ishte 25 përqind e kapitalit ju alokua bankave jugosllave, zvicerane dhe belge, 75 përqind mbahej direkt ose indirekt nga Italianët .
Shqiptarët kështu lanë në dorë të italianëve drejtimine politikës monteare e cila u orjentua më më shumë drejt stabilitetit sesa zhvillimit.
Sipas mendimit të Pernack një ekonomist i kohës, “ politikat monetare dhe të kreditit të ndjekura nga Banka Kombëtare e Shqipërisë tregojnë se ajo nuk ishte aq e interesuar për një politikë e cila siguronte rritje ekonomike por për stabilitetin e vlerës së monedhës dhe rritjen e përfitimit të Bankës. Qasja e kujdesshme e bankës emetuese, sipas Pernack, “frenoi qëllimisht rritjen e një sistemi adekuat të kreditit dhe nevojave për kapital në vend, duke e lënë Shqipërinë një vend të prapambetur dhe të pazhvilluar ekonomikisht”.

Si për dreq qëlloi që 100 vjetori i Bankën së Shqiperinë , të përkonte me ditën që çdo ekran ishte i pushtuar nga entuziazmi edhe dëshira e zonjës Kos , që Shqipëria të paktën një nga vendet e Ballkanit të ecë përpara me negociatat .
Zonja, Kos është në të drejtën e saj që si komisionere të përpiqet apo të dëshirojë të mos e lër postin pa asnjë arritje.
Por ironikisht ky entuziazëm vjen ditën e kujtesës sesi shqiptarët trima të pavarur e liridashës nuk mësuan asgjë nga historia e tyre . Edhe pas 100 vitesh te renditur tek nevojtarit ato drejtohen nga strategë po shqiptarë të cilët për të mbajtur pushtetin shesin e blejnë entuziazmin e të huajve si arritje, duke ushqyer me luge bosh shpresat për zhvillim !

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.