E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Krisma arme  në Peqin, plagoset ish- kreu i PD
Lajme

Krisma arme në Peqin, plagoset ish- kreu i PD

Të shtëna me armë janë regjistruar së fundmi në Peqin. Mësohet se është plagosur Diell Çela, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Ndërkohë, autori Sokol Dehima, është sh[pallur në kërkim.

Ish-kreu i Partisë Demokratike në Peqin, Diell Çela është plagosur me armë zjarri . Mësohet se Çela është konfliktuar me një 55-vjeçar, për motive të dobëta. Çela ka mbërritur në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Autori i dyshuar është identifikuar si Sokol Dehima.

Kujtojmë që Diell Çela ka qenë në krye të Peqinit deri në vitin 2016.

Njoftimi i policisë:

Gjatë një konflikti mes shtetasve Diell Çela dhe Sokol Dehima, shtetasi Sokol Dehima dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin Diell Çela, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe janë duke kontrolluar territorin, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit S. D.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.