Kryeministri Edi Rama mban në zyrë edhe një shalqi përveç breshkës
Kryeministri Edi Rama duket se mban në zyrën e tij, veç pikturave nëpër mure, edhe një shalqi.


Këtë e tregon edhe fotografia e postuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë, teksa Rama zhvillonte një takim me të Ngarkuarin me Punë të SHBA-së në Tiranë, David Wisner.
Shalqiri ndodhej pranë derës kryesore të zyrës së kryeministrit, ndërkohë që ende nuk dihet nëse vendosja e tij aty ka qenë e rastësishme apo e qëllimshme.
Sjellim në vëmendje se zyra e Ramës është një ambient aspak i zakonshëm për një kryeministër, për shkak të pikturave dhe objekteve të veçanta që ndodhen atje, ku më herët Rama zbuloi së në zyrë mban edhe një breshkë.f

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


