Kryengritje qytetare kundër shitjes dhe shpërbërjes së Atdheut!
Ajo që dikur konsiderohej si një paralajmërim i zymtë nëpër korridoret e analizave të ftohta, sot po shpërthen egërsisht përpara syve të çdo shqiptari. Mashtrimi skizofrenik i Rilindjes, propaganda e lyer me gjakun e pronave tona, dezinformimi multimedial dhe përdorimi i rëndomtë i mediave të blera me paratë e korrupsionit, nuk e fshehin dot më kalbëzimin. Oqeani i pakënaqësisë popullore ka arritur në pikën e vlimit.
Shqiptarët nuk po qeverisen; ata po ekzekutohen ekonomikisht dhe kombëtarisht çdo dia e më shumë përmes humbjes së dhunshme të pronës, pasigurisë ekzistenciale, emigracionit të detyruar masiv dhe një vrasjeje të qëllimshme të shpresës për të ardhmen.
Por zgjimi i mbrojtësve të fundit të tokës arbërore duket se po prish skenarin e errët. Rama dhe opozita e Sali Berishës kanë hasur në një pengesë që nuk e llogaritnin: Dinjitetin Shqiptar. Protestat e nisura me furi në Vlorë, Lezhë, Dukagjin, Rrjoll dhe në çdo cep të territorit janë dëshmia e gjallë se makineria e propagandës së pushtetit ka thyer dhëmbët.
Qytetarët e thjeshtë e kanë grisur përfundimisht velon e mashtrimit. Ata tashmë e shohin qartë se pas eufemizmave bajatë dhe sloganëve pompozë për “investime strategjike”, fshihen thonjtë e oligarkisë globale dhe lokale. Është një sulm i koordinuar që nuk ka asnjë lidhje me zhvillimin e qëndrueshëm, buron me shpronësimin e dhunshëm të shqiptarëve në favor të interesave të ngushta të një sekti që e sheh këtë vend si plaçkë tregu.
Rilindja kreu shpopullim të qëllimshëm dhe të programuar me synim “gazifikimin” e Shqipërisë dhe tjetërsimin e pasurive të saj kombëtare. Për të realizuar këtë zëvendësim demografik dhe këtë grabitje shekullore, sekti në pushtet nuk nguron të përdorë metodat më ekstreme të fashizmit administrativ:
Dhunë institucionale dhe shkatërrim të trashëgimisë e pronës private.
Kërcënime dhe shantazhe të hapura ndaj komuniteteve lokale.
Përdorimin e “ndyrësirave me kapuç”—hordhi të rrugaçërisë të cilët, nën mbrojtjen e plotë dhe bashkëpunimin e turpshëm të Policisë së Shtetit (e cila paguhet nga taksat tona për të na mbrojtur, jo për të na masakruar), dhunojnë dhe terrorizojnë qytetarët që guxojnë të mbrojnë pragun e shtëpisë.
Sot, fatkeqësisht, shpopullimi është realiteti ynë i përditshëm.
Asnjë pushtet nuk është mbi ligjin dhe mbi popullin!
Le ta dëgjojnë mirë ata që fshihen pas mureve të blinduara të kryeministrisë: asnjë qeveri, asnjë klikë dhe asnjë lloj pushteti nuk mund të qëndrojë mbi ligjin, mbi të drejtën e shenjtë të pronës dhe mbi dinjitetin e pacënueshëm të qytetarëve shqiptarë! Dhuna shtetërore, presioni kriminal dhe intimidimi nuk mund ta zëvendësojnë kurrë drejtësinë. Ato thjesht e shpejtojnë fundin e xhelatëve.
Prandaj, ky është momenti i fundit që qytetarët të ngrihen në këmbë dhe të mbrojnë me çdo mjet demokratik e paqësor:
1 Familjet e tyre nga varfëria dhe terrori.
2 Të ardhmen e fëmijëve që po dëbohen nga vendi i tyre.
3 Të drejtën e shenjtë të pronës së trashëguar me gjak nga të parët.
Zëri i revoltës nga Veriu në Jug duhet të dëgjohet si një uragan i vetëm. Nga Rrjolli e Dukagjini, në Vlorë, Lezhë, Shkodër e Tiranë, shqiptarët duhet të ngrihen në një masë kritike e të pathyeshme. Ky popull ka detyrimin historik ta detyrojë qeverinë antishqiptare të Rilindjes të japë llogari deri në qindarkën e fundit dhe deri në pëllëmbën e fundit të tokës që ka vjedhur, zhvatur dhe shitur përgjatë këtyre 14 viteve të tmerrit rilindas.
Këto protesta nuk janë dhe nuk duhen lejuar kurrsesi të bëhen pronë apo monedhë shkëmbimi e partive politike tradicionale të vjetra. Ky është një marshim qytetar! Kjo kryengritje duhet të udhëhiqet ekskluzivisht nga përfaqësuesit legjitimë të popullit—nga ata njerëz të ndershëm që nuk përfaqësojnë e nuk bëjnë pakt me interesat e oligarkëve të pushtetit.
Koha për të reaguar është SOT. Nesër do të jetë tmerrësisht vonë. Shqipëria u përket shqiptarëve dhe e ardhmja e saj do të shkruhet nga qytetarët e saj, jo nga shitësit e atdheut!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



