E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryetarja e Parlamentit tregon arsyet e zvarritjes së vendimit të GJK  për mandatin e Olta Xhaçkës: E futet Parlamentit në anormalitet, s’mblidheshim dot
Lajme

Kryetarja e Parlamentit tregon arsyet e zvarritjes së vendimit të GJK për mandatin e Olta Xhaçkës: E futet Parlamentit në anormalitet, s’mblidheshim dot

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve ka sqaruar arsyet pse nuk është zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese për deputeten socialistet Olta Xhaçka, e cila sipas demokratëve është në konflikt interesi pasi bashkëshorti i saj mori statusin e investitorit strategjik.

Lindita nikolla1

Nikolla tha se Kuvendi s’mund të mblidhej pa dalë vendimi i Gjykatës Kushtetuese në fletoren zyrtare, po ashtu dhe situata në Parlament ishte anormale për shkak të qëndrimit të opozitës.

“Janë ndjekur të gjitha procedurat që neni 87 i procedurës së Kuvendit parasheh.
Këshilli i Legjislacionit nuk mund të mblidhej pa dalë në fletoren zyrtare vendimet e Gjykatës Kushtetuese përsa i përket periudhës tjetër nga korriku dhe deri te momenti që flasim, besoj mund ta drejtoni pyetjen nga vetja,  pasi e dini shumë mirë që e keni përfshirë parlamentit në anormalitet dhe nuk mund të mblidheshim në mënyrë krejtësisht të njëanshme për të mbledhur, qoftë për të marrë vendim këtu në Këshillin e Mandateve dhe në seancë plenare”, tha Nikolla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.