E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kthesa historike, Siria rihap ambasadën në Uashington
Bota

Kthesa historike, Siria rihap ambasadën në Uashington

Qeveria amerikane ka miratuar rihapjen e ambasadës siriane në Uashington, një vendim që shënon një kthesë të fortë në marrëdhëniet mes dy vendeve pas më shumë se një dekade izolimi diplomatik.

Vendimi u njoftua pas takimit të presidentit të përkohshëm të Sirisë, Ahmed al-Sarrah, me ish-presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

“Shtetet e Bashkuara po i lejojnë Sirisë të rifillojë aktivitetet e ambasadës së saj në Uashington me qëllim forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, luftës kundër terrorizmit dhe ekonomisë,” deklaroi një zyrtar i administratës Trump, duke folur në kushte anonimiteti.

Ky zhvillim vjen paralelisht me vendimin që Siria t’i bashkohet zyrtarisht koalicionit ndërkombëtar anti-xhihadist të udhëhequr nga SHBA-të në luftën kundër grupit terrorist Shteti Islamik (ISIS).

“Siria do të jetë anëtari i 90-të i koalicionit kundër ISIS-it dhe do të bashkëpunojë me SHBA-në për të eliminuar qelizat e fundit të ISIS-it dhe për të ndalur fluksin e luftëtarëve të huaj,” – tha një tjetër zyrtar amerikan.

Nga ana tjetër, ministri i Informacionit i qeverisë de facto të Sirisë, Hamza al-Mustafa, konfirmoi lajmin në rrjetin X, duke theksuar se marrëveshja është aktualisht politike dhe pa elementë ushtarakë.

“Marrëveshja është politike dhe deri më tani nuk ka aspekte ushtarake,” – sqaroi ai.

Vendimi shihet si një përpjekje për rindërtimin e kanaleve të komunikimit midis Uashingtonit dhe Damaskut, pas një periudhe të gjatë përjashtimi ndërkombëtar të Sirisë për shkak të luftës civile dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.