E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ku eshte “opozitarja”
Uncategorized

Ku eshte “opozitarja”

Ajo e nisi me premtimin e një opozite të fortë kundër qeverisë së Edi Ramës, por Monika Kryemadhi po hesht .

Heshtja që shoqëron tradhëtinë e dy këshilltarëve të LSI-së, Agim Kraja dhe Genta Mezini, hedh dyshime të forta se gjithçka ishte e sajuar, përfshirë edhe prononcimet evazive të Luan Ramës në telefonata, se ai nuk e njihte këshilltaren e LSI-së.

Qytetarët e Tiranës panë dje sesi u mor vendimi i rritjes së çmimit të ujit, me votat e PS-së, të PDIU-së dhe të dy këshilltarëve të LSI-së që sfiduan partinë e drejtuar nga Monika Kryemadhi.

Lojëra të tilla janë mëse të zakonshme në një vend ku votuesit e shesin votën për 5 mijë lekë, por ato tregojnë shumë mbi llojin e opozitës që do të bëjë Monika Kryemadhi në 4 vitet e ardhshme.

Nuk ka asnjë reagim nga kryetarja e LSI-së,…. herën e fundit u shfaq në publik nga plazhi i Jalës.

Heshtja e kompromenton. Kur Erion Veliaj përgatiste në Tiranë një prej vendimeve më abuzive kundër qytetarëve, plazhet e Jalës ishin gjëja e fundit që duhet t’i shkonte në mendje një opozitareje.

Janë ditë si këto, që del në pah patetizmi i fjalimeve në sallat e mbushura plot me militantë, por që nuk i fshehin dot pazarllëqet e opozitarëve të rreme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.