Kukës/ Anëtarët e PD, zgjedhin sot kryetarin e ri të degës

Sot dega e partisë Demokratike në Kukës zhvillon zgjedhjet për kreun e saj.

Procesi i votimit ka nisur që në mëngjes e pritet të mbyllet në mbrëmje.

Në garën për drejtimin e PD-Kukës janë dy kandidat, Rrahman Dema aktualisht nënkryetar i kësaj dege dhe Gëzim Shehu anëtarë i kryesisë.

Përzgjedhja e dy kandidatëve në garë ka ardhur pas një procesi mbi 2-javorë të propozimeve të bëra nga çdo anëtarë të seksioneve e më pas kalimi i tyre në kryesi e në qendër për verifikimin e figurave.

Zgjedhjet në këtë degë bëhen për arsye të dorëheqjes së kryetarit të saj Admir Sinamati në nëntor të vitit 2022, dorëheqje që i parapriu kandidimit të tij nën siglën e PD për kreun e Bashkisë së Kukësit.

Publikuar nga Publik Media