E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kukësi mund  kampionët
Lajme

Kukësi mund kampionët

Tirana del pa pikë nga sfida e javës së 19-të të Kategorisë Superiore, në transfertë përballë Kukësit, duke ndalur serinë e fitoreve radhazi (3), që e ngjitën në vendin e parë. Kampionët në fuqi u kthyen të mposhtur nga “Kukës Arena”, ku vendësit siguruan suksesin e gjashtë sezonal (plus katër barazime), që i ngjit në vendin e tetë, edhe më pranë grupit të skuadrave që garojnë për zonën Champions.

Skuadra verilindore, më këmbëngulëse në lojën e saj, realizoi nga një gol në çdo pjesë, duke e ruajtur rrjetën të paprekur.

Në minutën 35-të, në zhvillimet e një goditjeje këndi, Oppong shtyn topin me kokë drejt rrjetës, i shërbyer nga Mbarak.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e vendësve, që e gjetën edhe golin e sigurisë, me anë të Bytyqit, që realizoi po me kokë në minutën e 58-të. Kaq mjaftoi që Kukësi të merrte një fitore të pastër 2-0 që ngre moralin për të synuar zonën Champions.

Ndërkohë përplasja e mbijetesës mes Bylisit dhe Kastriotit, e zhvilluar në “Adush Muça”, u mbyll me fitoren minimale të vendësve falë golit të shënuar nga Doi në minutën e 75-të. Një sfidë me jo pak tension në Ballsh, çka reflektohet edhe nga kartoni i kuq i marrë nga trajneri i Bylisit, Shensoi. Kastrioti me këtë disfatë mbetet në vendin e fundit me 19 pikë, ndërsa tri pikët e fituara e ngjisin Bylisin në vendin e shtatë me 23 pikë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.