Kur grabitja u shitet qytetarëve si favor
Ministrja e Shendetesisë komunikoi sot per qytetaret vendimin e qeverisë per indeksimin e cmimit të barnave, duke reflektuar ne cmimet e reja renien e euros. Sipas ministres, permes ketij vendimit, qeveria i ka kursyer xhepave të qytetareve dhe arkes publike 7.5 milionë euro.
Ne fakt, ajo që ka ndodhur eshte e kunderta. Per shkak te shkeljes se ligjit nga Ministria e Shendetesise, qytetareve u eshte futur dora ne xhep dhe u jane marre para pa te drejte.
Indeksimi i ilaceve eshte nje detyrim ligjor i sanksionuar ne ligjin “Per Barnat dhe Sherbimin Farmaceutik”. Ky ligj ja ngarkon Komisionit te Cmimit te Barnave detyrimin qe cdo vit, te beje indeksimin e cmimit te ilaceve. Modalitetet se si Komisioni e ben kete indeksim, jane te percaktuara ne vendimin nr 645 te Keshillit Ministrave i vitit 2014.
Ne nenin 17, VKM thote shprehimisht; ne date 31 dhjetor te cdo viti Komisioni i Cmimit te Barnave eshte i detyruar qe permes Drejtorise Farmaceutike, te shpalle cmimet e reja zyrtare te barnave, te cilat hyjne automatikisht ne fuqi. Pra ne 31 dhjetor te cdo viti.
Ky eshte nje proces i kontrolluar teresisht nga Ministria e Shendetesise, ne te gjitha hallkat e tij. Pyetja qe shtrohet eshte, pse nuk u shpallen cmimet e reja ne daten 31 dhjetor sic e kerkon ligji, por 2 muaj me vone. Pergjigja qendron te numrat.
Buxheti i shtetit jep reth 110 milione euro ne vit per rimbursimin e ilaceve. Zhvleresimi i euros me 7 per qind ndaj lekut krahasuar me vjet duhet t’i kishte kursyer buxhetit 7.5 milione euro per kete vit per rimbursimin e ilacebe, mesatarisht 625 mije euro ne muaj.
Por cmimet ne janar nuk u indeksuan, as ne shkurt. Per keto dy muaj ato u rimbursuan me cmimet e vitit te kaluar, kur euro ishte 135 leke. Si pasoje e mosindeksimit te detyrueshem ligjor, per keto dy muaj buxhetit te shtetit ju grabiten 1.2 milione euro, para te cilat i kane marre pa te drejte dhe ne menyre abuzive mafia e ilaceve. Kete ka bere Ministria e Shendetesise.
“Transparenca, llogaridhënia dhe siguria e qytetarëve janë parimet bazë të punës tonë,” tha Ministrja e Shendetesise.
Pikerisht zonja ministre, ne emer te transparences; Kush i mori ato 1.2 milione euro? Pse “harroi” Ministria e Shendetesise t’i ulte cmimet e ilaceve ne daten 1 Janar?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



