Kur vdiq gazetaria e pavarur?
Është konsideruar si “pushteti i katërt” dhe mbrojtësi i qytetarit përballë tre pushteteve (legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori), por gjithmonë nëse është gazetari e pavarur dhe jo e manipuluar. Interneti sot të njeh me gazetarë për të cilët mund të vihet dora në zjarr për paanshmërinë dhe sinqeritetin e tyre edhe pse të tillët numërohen me gishtat e dorës.
Por, kur nisi kriza e medias, kur u shndërrua shtypi në veglën e pushtetit dhe a ka pasur ndonjëherë shtyp të lirë?
Me një kërkim të thjesht në internet me fjalën kyçe “shtypi i lirë” është e pamundur të mos hasësh fjalimin e bujshëm të kryeredaktorit të “The New York Times”, i cili edhe pse daton një shekull më parë, është më aktual se kurrë.
Në vitin 1880, botuesi dhe kryeredaktori i “The New York Times”, John Swinton, ishte mysafir nderi në një banket të shtruar për shtypin. Kur iu desh të ngrinte një dolli për këtë rast, Swinton thuhet se mbajti një fjalim që i habiti të gjithë.
“Nuk ka shtyp të lirë në Amerikë. Ju dhe unë e dimë këtë. Askush nga ju nuk guxon të shkruajë mendimet e tij të sinqerta edhe nëse do ta dijë paraprakisht se nuk do të shfaqen asnjëherë në shtyp. Unë paguhem 150 dollarë në javë që t’i mbaj mendimet e mia të sinqerta larg nga puna dhe artikujt që shkruaj. Të tjerë nga ju paguhen afërisht njësoj për të njëjtat gjëra dhe në qoftë se një nga ju do të ishte aq i naiv sa të shkruante mendimet e veta, do të dilte shumë shpejt në rrugë dhe do të kërkonte një punë tjetër. Në qoftë se do të lejoja që mendimet e mia të sinqerta të pasqyroheshin në punën time, për 24 orë do të mbetesha i papunë.
Biznesi i gazetarit të Nju Jorkut është të shkatërrojë të vërtetën, të gënjejë hapur, të shtrembërojë, të fyejë, të shesë racën dhe vendin e tij për bukën e përditshme.
Ju e dini këtë dhe unë e di gjithashtu. Çfarë budallallëku është të ngresh dolli për një shtyp të pavarur. Ne jemi mjetet dhe vasalët e të pasurve që qëndrojnë pas perdes. Talentet tona, mundësitë tona dhe jetët tona janë të gjitha pronë e njerëzve të tjerë. Ne jemi prostituta intelektuale”.
Fjalë të ngjashme tha dhe Max Frankel, kryeredaktor i “The New York Times” nga viti 1986-1994, fitues i çmimit Pulitzer në 1973, mbi impaktin e spekulimit në gazetari pas daljes së tij në pension në 1994.
Në 2005 në “Konferencën për Reformën e Medias” shumë zëra denoncuan dorëzimin e gazetarisë pushtetit. Aty u dëgjuan fjali si këto: “Qytetarët trajtohen si konsumatorë, për të cilët ka shumë për t’u shitur dhe asgjë për t’u treguar” (Amy Godman, drejtore e programit “Democracy Now”); “Mediat e mëdha të komunikimit interpretojnë rolin e kullave të rojës të ngritura nga kompanitë e mëdha për të mbrojtur interesat e tyre dhe për të nënshtruar shoqërinë” (Naomi Klein, gazetare dhe aktiviste antiglobalizmi).
Biznesi i gazetarëve është i prirur drejt shkatërrimit të së vërtetës“.
Fjalë të Kryeredaktorit të “The New York Times”

John Swinton, kryeredaktori i gazetës më të madhe dhe prestigjoze të botës, “The New York Times”, kur ngriti një dolli për ‘shtypin e lirë’ tha:
“Nuk ka një gjë të tillë, në këto kohë të historisë së botës gjithashtu dhe në Amerikë, dicka si media e pavarur. Ju e dini dhe unë e di. Edhe sikur një nga ju të merrte guximin të shkruante mendimin e tij të sinqertë, si një gazetar i mirëfilltë, ju thjesht do jeni të sigurt se ai shkrim nuk do të publikohet kurrë. Unë paguhem çdo javë që t’i mbaj mendimet e mia të sinqerta larg nga puna ime dhe artikujt që shkruaj.
Të tjerë nga ju paguhen afërisht njësoj për të njëjtat gjëra dhe në qoftë se njëri nga ju do të ishte aq i pamend sa të shkruante mendimet e veta, sepse do të dilte shumë shpejt në rrugë dhe do të kërkonte një punë tjëtër. Në qoftë se do të lejoja që mendimet e mia të shfaqeshin në një nga punët e mia, brenda 24 orësh do të mbetesha i papunë.
Biznesi i gazetarëve është i prirur drejt shkatërrimit të së vërtetës, për të qenë gjithmonë të bindur për të thënë gënjeshtrën të parët, të manipulojmë, të shpifim, të biem në gjunjë përpara parasë dhe të shesim kombin dhe popullin tonë për vaktin tonë të përditshëm. Ju e dini dhe unë e di por cfarë budallallëku do të ishte të besonim te shtypi i lirë? Ne jemi mjetet dhe vasalët e të pasurve prapa skenës. Ne jemi marionetat, ata tërheqin fijet, ne kërcejmë. Talenti ynë, mundësitë tona dhe jetët tona janë prona të njerëzve të tjera.
“Ne jemi prostitutat intelektuale”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


