E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kurthi nga Policia për Fredi Belerin, ish-shefi i policisë së Himarës pranon pagesën
Lajme

Kurthi nga Policia për Fredi Belerin, ish-shefi i policisë së Himarës pranon pagesën

Në seancën e fundit të zhvilluar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të gjykimit të çështjes Beleri, janë dhënë 4 pohime gjyqësore jashtëzakonisht të rëndësishme lidhur me prangosjen e kryetarit të zgjedhur të Himarës.

Sipas një deklarate të dhënë para gjyqtarëve të çështjes, bashkëpunëtori i Policisë dhe kallëzuesi i Belerit, Arsen Ramaj, i pyetur në cilësinë e dëshmitarit të akuzës pranoi se për të bashkëpunuar me qëllim arrestimin e kandidatit te opozitës Fredi Beleri është paguar nga Policia e Shtetit .

Gjithashtu edhe shefi i Komisariatit të Policisë Vlorë, Ermal Hajdini në cilësinë e ish-Shefit të Komisariatit të Himarës gjatë zgjedhjeve pohoi se e ka instruktuar dhe manovruar Arsen Ramajn duke e orientuar atë lidhur me veprimet dhe bisedat qe duhej të bënte me z. Beleri gjatë operacionit policor, veprim ky i dënuaeshëm nga Kodi i Procedurës Penale lidhur me veprimet e simuluara.

Ndërkohë, dëshmitarët e tjerë të akuzës, kanë pohuar se janë kontaktuar nga shtetasi Niko Panajoti, punonjës i  Policisë  Bashkiake të Himarës i cili u ka premtuar lekë.

Në lidhje me aksionin dhe pagesat e bëra nga Policia e Shtetit për të futur në kurth Belerin, prokurorja e çështjes Dorina Bejko ka pohuar në seancë se SPAK nuk kishte asnjë dijeni për pagesën e kryer nga Policia e Shtetit për bashkëpunëtorin e tyre Arsen Rama.

Por pavarësisht dëshmive dhe fakteve të publikuara, kryetari i Himarës vijon të qëndrojë pas hekurave, madje nuk lejohet as të bëjë betimin. Ndërkohë vijon ping-pongu i gjykatave ku të mërkurën gjykata e sërish e kaloi çështjen Beleri në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndërsa kjo e fundit sërish refuzoi kërkesën e Belerit për t’u betuar si kryetar i Himarës.

Progres-raporti/ Mediat greke: Arrestimi i Belerit, shqetësim serioz

Në veçanti, Komisioni raporton se marrëdhëniet me Greqinë mbetën të mira, me kontakte të vazhdueshme politike. Të drejtat e minoritetit grek, veçanërisht të drejtat pronësore të minoritetit grek, mbeten objekt mosmarrëveshjesh në marrëdhëniet dypalëshe.

Sipas Protothema.gr, në këtë raport theksohet se paraburgimi i Belerit “ ngre shqetësime serioze”.

Paraburgimi i Belerit, cili u arrestua më 14 shtator me akuzën e blerjes së votës, ka shkaktuar tensione dypalëshe dhe ka ngritur shqetësime serioze, thekson Komisioni.

Çështja e paraburgimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, shtrohet nga Komisioni Evropian në raportin e zgjerimit për Shqipërinë.

Kërkesat e tij për t’iu dhënë leje të posaçme për t’u betuar janë refuzuar dhe Gjykata e Lartë pritet të diskutojë nëse do ta referojë Apelin, shton ai.

Në të njëjtën kohë, ai vë në dukje se Gjykata Kushtetuese ra dakord në tetor të vendosë për kushtetutshmërinë e procesit gjyqësor penal pas arrestimit të tij.

Në të njëjtën kohë, Komisioni raporton se Shqipëria ka vazhduar të bëjë progres në reformat nën grupin bazë, duke përfshirë zbatimin e vazhdueshëm të reformës gjithëpërfshirëse në drejtësi, ndërsa Tirana raportohet të ketë kontribuar në menaxhimin e flukseve të përziera të migracionit drejt BE-së me bashkëpunimin drejt zbatimit të planit të veprimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Shqipëria gjithashtu, thekson Komisioni, është përafruar plotësisht me politikën e përbashkët dhe të jashtme të sigurisë së BE-së.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.