Kurti dhe Vuçiç nesër në Ohër/ BE zbardh agjendën e takimit
Të shtunën më 18 mars, Përfaqësuesi i Lartë për BE-në, Josep Borrell do të thërrasë një takim të nivelit të lartë të dialogut Beograd-Prishtinë në Ohër, Maqedonia e Veriut.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti konfirmuan pjesëmarrjen e tyre.
Dialogu në Ohër do të fillojë në mëngjes në ora 10:00 me ardhjen e pjesëmarrësve.
Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçák, fillimisht do të zhvillojë takime të veçanta dypalëshe me liderët njëra pas tjetrës, duke filluar nga ora 10:30, e më pas do të ketë një takim të përbashkët trepalësh.
Takimi do të fokusohet në finalizimin e Aneksit Zbatues të Marrëveshjes së BE-së për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në fund të takimit do të ketë një deklaratë për mediat nga Lajçak. Koha e saktë do të përcaktohet gjatë pasdites. Deklarata për shtyp e Përfaqësuesit të Lartë Borrell do të transmetohet drejtpërdrejt në Evropë nga Satellite

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



