E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kurti konfirmon marrëveshjen: Pala serbe po i ikën nënshkrimit
Bota

Kurti konfirmon marrëveshjen: Pala serbe po i ikën nënshkrimit

Kryeministri i Republikës së Kosovë,s Albin Kurti është deklaruar pas përfundimit të takimit në Ohër, për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Pas takimit, në fjalën e tij për mediat, Kurti tha se pala serbe po i ikë kësaj marrëveshjeje.

“Ne erdhëm në Ohër për të nënshkruar marrëveshejn bazë, me aneksin e zbatimit, kemi arritur një marrëveshje publike në aneksin që do të drejtojë realizimin…pala tjetër po i ikën nënshkrimit të marrëveshjes…Sa për aneksin e zbatimit, ai do të publikohët në uebfaqen e Bashkimit Evropian, përkatësisht EAS-it dhe aty do ta lexoni dhe kuptoni edhe çka ka edhe çka s’ka” tha kryeministri.

Kurti theksoi gjithashtu se Serbia po i ikë nënshkrimit pjesës që do ta bëntë marrëveshjen ndërkombëtarisht të obligueshme.

“Ne kemi qenë të gatshëm me 27 shkurt, ishim të gtashëm edhe sonte me 18 mars… Kjo është njohje de-facto mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Kurti.

Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku ka komentuar në nje status në FB deklaratën e Albin Kurtit.

Nga Zajednica (shtet paralel serb ne Kosove)..,ne Vetmenaxhim lokal komunash eshte nje dallim i madh.
Dhe kjo do te negociohet me BE,jo me me Serbine sipas modelit evropian.

SHBA serish mbeshteten e ndihmuan Kosoven. .

Albin Kurtit gjithashtu i shkon merita per qendresen e qartesine dhe per mbajtjen e timonit te Kosoves ne krah te aleateve tane strategjike SHBA-BE.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.