E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kurti merr pjesë në Këshillin e Sigurimit të OKB
Bota

Kurti merr pjesë në Këshillin e Sigurimit të OKB

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do ta përfaqësojë Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ai dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla-Schwarz, kanë udhëtuar të mërkurën në mbrëmje për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kryeministri Kurti pritet të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet sonte në orën 21:00 sipas orës lokale të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Në po këtë mbledhje, Serbia do të përfaqësohet nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Sot [e enjte] në Nju Jork do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për situatën në Kosovë, e paraparë me kërkesë të Serbisë.

Seanca pritet të fillojë nga ora 21:00.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.