Kush e hoqi Tahirin? U’a tregon Ilir Meta nesër. Ja se si…
Prej dy ditësh ka plasur një debat se shkarkimi i Saimir Tahirit lidhet vetëm me një emër, atë të Ilir Metës.
Zëra mediatik afër Ramës thonë se ky ka qenë kushti i kahershëm i Metës ndaj Ramës për të larguar Saimir Tahirin. Edhe portale afër tashmë ish-ministrit te Brendshëm kanë filluar një sulm të paprecedent ndaj Ilir Metës.
Gjithsesi kjo enigmë zgjidhet në dy ditët në vazhdim. Nga qëndrimi që do mbajë Meta ndaj çadrës.
Do të vazhdojë Meta të mendojë se kërkesat e opozitës janë legjitime, apo tashmë kreu i Kuvendit do të flasë vetëm për nevojën e rikthimit të opozitës në Kuvend, tanimë pa Tahirin edhe si deputet. /SYRI.net/
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


