Kush e kërkoi nga SPAK hetimin “rrufe” për Zvërnecin?!
Një hetim “rrufe” i nisur nga SPAK, për çështjen e pronave të Zvërnecit, ka risjellë edhe një herë në qëndër të vëmëndjes standardet e dyfishta dhe deri të trefishta të hetimit të rasteve që kanë kauza të njëjta ligjore.
Standardi i dyfishtë lidhet me dy raste të ngjashme investimi në zonat bregdetare të Rrjollit dhe Zvërnecit.
1. Për rastin e Zvërnecit, u duk se SPAK ndërmori një aksion revulucionar hetimor, ku brenda një kohe fare të shkurtër ndërhyri me shumë veprime “rrufe”, kontrolle banesash, kompjutera, telefona, USB, dokumenta, sekuestro llogari bankare, kontrata shitje dhe kontrata dhurimi, duke u zotuar se do beje një hetim historik mbi kronologjinë e pronës.
2. Për rastin e Rrjollit, megjithëse ka kallëzim në SPAK, denoncim në ambasada e shumë institucione të tjera, prokurorët e SPAK nuk kanë nisur një hetim “rrufe”, për ti sekuestruar llogaritë investitorit Bashkim Ulaj, për të bllokuar llogaritë e pronarit të tokës në Rrjoll si dhe për të hetuar zyrtarë të hipotekës, apo kedo kush del aty.
Ndaj që në këto raste shumë të ngjashme me njëra-tjetrën, lind pyetja se kush e kërkoi nga SPAK hetimin “rrufe” për Zvërnecin dhe kush po e pengon SPAK, për të nisur një hetim “rrufe” për ccështjen e pronave në Rrjoll./ Elton Qyno
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



