E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është 44 vjeçari Artan Murtaj  i vrarë në Sarandë
Sot

Kush është 44 vjeçari Artan Murtaj i vrarë në Sarandë

Artan Murtaj është vrarë me armë zjarri paraditen e sotme në Sarandë, në një atentat që dyshohet se është kryer nga dy persona.

Murtaj, i cili sipas raportimeve ishte 44 vjeç, ka mbetur i vdekur në vend. Autorët dyshohet se kanë qenë të pajisur me skafandër dhe kanë lëvizur me motor, ndërsa pas të shtënave janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima ishte një emër i njohur për policinë e Sarandës. Në vitin 2025, ai ishte arrestuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me një ngjarje plagosjeje të regjistruar në qytet.

Në atë kohë, Myrtaj ishte shpallur në kërkim si një prej personave të dyshuar për përkrahjen e autorëve të plagosjes me armë të Gëzim Hajdarajt dhe Ernest Lamajt.

Sot në 20 shtator u ekzekutua me armë zjarri Artan Murtaj, 44 vjeç i njohur si “Tani Ruzhdiut”. Viktima rezulton me precedentë të shumtë penalë, i përfshirë një një plagosje një vit më parë. I plagosur në ngjarjen e sotme ishte edhe një kalimtar rasti, Xhevdet Skëndaj. Autorë të atentatit në qendër të Sarandës dyshohen dy persona të maskuar të hipur mbi një motor.

Murtaj rezulton i përfshirë në ngjarjen e 17 korrikut 2025 në lagjen nr.4 Sarandë, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj nga Kamza. Autor i plagosjes ishte Ramadan Zoto 44 vjeç, ndërkohë që Artan Murtaj, Klaus Jacaj dhe Erjon Canaj e ndihmuan atë në ngjarje dhe gjatë arratisjes. Pas kësaj ngjarje, në Sarandë nisi një sagë hakmarrje, ku u vra me tritol babai i Klaus Jacaj, Isuf Jacaj ndërkohë që pati edhe një rast shkatërrimi prone të Ramadan Zotos.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.