E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është kryeminsitri  komunist sllovak që ju bë  sot atentat
Lajme

Kush është kryeminsitri komunist sllovak që ju bë sot atentat

Pesë vjet më parë ai dukej si një njeri i kapitulluar politikisht. Pas vrasjes së gazetarit investigativ Ján Kuciak dhe të dashurës së tij, mijëra njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër korrupsionit të shfrenuar në qeverinë e tij, duke e detyruar atë të japë dorëheqjen.

Ai dukej i “rrënuar”, partia e tij më pas u nda dhe nuk arriti të fitonte zgjedhjet e 2020, për herë të parë që nga viti 2006. Në vend të kësaj, Robert Fico u kthye në modë dhe fitoi sfidën për mandatin e tij të katërt me tonet pro-ruse dhe ksenofobike.

Është historia e politikanit më me ndikim dhe më kontrovers në historinë moderne të Sllovakisë: ai u bë deputet në moshën njëzet e tetë vjeçare në vitin 1992, në radhët e partisë së majtë të lindur nga hiri i Partisë Komuniste. Themeluesi i atëhershëm i SMER, një parti socialdemokrate që aderon në grupin S&D në Bruksel (duke turpëruar socialistët e Evropës), u zgjodh kryeministër tre herë në 2006, 2012 dhe 2016. Mandati i fundit u ndërpre nën presionin e protestave pas vrasjes së gazetarit Ján Kuciak.

Arsyet e rilindjes së tij janë pjesë e shëmbëlltyrës së guximshme politike: nga komunisti i epokës sovjetike te populisti i sotëm. “Në realitet, Fico nuk ka ndryshuar kurrë, ai ka qenë gjithmonë një njeri pragmatik, cinik, i etur për pushtet. Ai është një njeri me një mijë fytyra, një për çdo rast. Në të kaluarën ai u tregua pro-evropian dhe në minutën tjetër kundër Evropës”, thotë Peter Bárdy, drejtor i “Aktuality”.

Disa shembuj: në vitin 2013 ai shkoi në Shtëpinë e Bardhë, por kur u kthye në Atdhe tha se SHBA nuk ishin partnerët më të afërt të Sllovakisë dhe se NATO nuk ishte aleati i vetëm, atje ishin edhe rusët.

Pas pushtimit të Krimesë, në vitin 2014, ministri i tij i Jashtëm votoi në Bruksel në favor të sanksioneve kundër Rusisë, ndërsa në Sllovaki përsëriti se sanksionet nuk funksionojnë: “Ai ka qenë i dyfishtë gjatë gjithë karrierës së tij. Kjo ishte strategjia e tij cinike për të qëndruar në pushtet”.

Gjatë raundit të fundit elektoral, Fico theksoi tonet e tij agresive dhe despotike. “Pas vrasjes së Kuciak, e kishte të qartë se votuesit e tij nuk janë liberalë, socialdemokratë, kështu që ai nuk ka më nevojë t’u bëjë më sy, prandaj tani nëse shkon në qeveri do të bëhet një Orban i vogël“. Në fund të fundit, dy liderët kanë disa kohë që bashkëpunojnë.

“Vitin e kaluar kriza e emigrantëve shpërtheu në Sllovaki falë ndihmës së Orbanit, i cili hapi portat në kufi për të lejuar Fico të justifikonte një nga pikat kyçe të fushatës së tij elektorale. Dhe në të kaluarën kur BE-ja sulmoi Orbanin, ai e mbrojti atë”, sqaron Bárdy.

“Kur një politikan kërkon vota është si të shkosh në një supermarket: pas vrasjes së Kuciakut, Fico i gjeti raftet bosh, kishte vetëm mollë të kalbura”, vijoi ai.

Në kuptimin që ai mund të fitonte vetëm konsensus midis anti-sistemit të zemëruar dhe të frustruar. Por këto ndjenja janë rritur gradualisht në Sllovaki vitet e fundit, të nxitura nga paaftësia e populistit të qendrës së djathtë Igor Matoviç, fitues i zgjedhjeve të fundit në 2020, dhe nga betejat e brendshme të koalicionit properëndimor (kanë qenë tre qeveri në tre vjet).

Një paqëndrueshmëri që ka sjellë rritjen e kostos së jetesës. Kështu, pakënaqësia e përhapur dhe një fushatë dezinformuese agresive e kanë kthyer Fico-n në pole position.

Disa analistë thonë se fytyra e fundit e Ficos është më autentike. “Ai, me origjinë modeste, u rrit i fiksuar pas pushtetit – vëren Bardy –. Babai i tij ishte shofer kamionçinë në një fabrikë dhe vdiq herët, ai u rrit me nënën e tij, shitëse dyqani dhe në moshën 19-vjeçare u bashkua me Partinë Komuniste, e cila në vitet 1980 ishte një mënyrë për të bërë karrierë. Ai u martua me Svetlana Ficová , vajza e një gjyqtari të fuqishëm komunist, por ata nuk kanë jetuar së bashku për një kohë të gjatë. Dashuria e tij e vërtetë është Maria Troskova, ish e dashura e kalabrezit Antonino Vadalà dhe këshilltare e kryeministrit Fico përpara dorëheqjes së tij në 2018. Kuciak po hetonte lidhjet e Vadala dhe ‘Ndrangheta’ me autoritetet sllovake kur u vra. Vrasja e gazetarit shënoi fundin e marrëdhënies mes Ficos dhe Maria Troskovës”, tha Bárdy. / “Corriera Della Sera”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.