Kush është më i korruptuar Rama apo prokurori?!
Neritan Sejamini
Kryeministri Rama kreu miliona euro punime me firmën Fusha në të zezë, prokurori riparoi shpinë në të zezë…
Ledio Braho sjell këtë pasazh nga një vendim i KPK-së për një gykatës a prokuror, i cili i referohet punimeve të kryera nga subjekti, 11 vjet më parë, në vitin 2007 për meremetimin e apartamentit të tij:
“… subjekti i rivlerësimit jep përshkrime të përgjithshme sa u përket punimeve të kryera apo riparimeve, por nuk i kujtohen datat apo periudhat e kryerjes së punimeve, shumat e shpenzuara, si dhe nuk ka mbajtur apo ruajtur asnjë dokument (faturë) për shpenzimin e kryer”.
5 vjet më parë, Kryeministri Rama kreu miliona euro riparime dhe investime në godinën e kryeministrisë me anë të kompanisë Fusha krejtësisht në të zezë, pa asnjë procedurë, pa asnjë faturë dhe pa asnjë regjistrim të asnjë lloj veprimi e punimi.
Tani, ky i dyti (Kryeministri) po përze nga sistemi të parin (prokurorin/gjykatësin).
Nuk e kam idenë se kush është prokurori/gjykatësi në fjalë dhe nëse është apo jo i korruptuar, madje mund të supozoj lehtësisht se është i korruptuar. Por, thjesht iluzioni se një kryeministër thellësisht i korruptuar, i cili kontrollon gjithë procesin e të ashtuajturës reformë në drejtësi, është duke pastruar sistemin e drejtësisë për të luftuar korrupsionin është tallje dhe naivitet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



