E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është shqiptari “VIP” i arrestuar në Greqi
Uncategorized

Kush është shqiptari “VIP” i arrestuar në Greqi

Ditën e djeshme policia greke ka zhvilluar operacionin e parë për zbardhjen e ngjarjeve që kanë dalë pas komunikimeve në platformën “Sky ECC”.

Ky operacion ka çuar në arrestimin e edhe të një shqiptari, si pjesë e grupit kriminal. TCH bën me dije se në pranga ka rënë Sandër Pema.

Ky i fundit është një emër shumë i njohur për autoritetet greke, me disa precedentë penalë dhe akuza të rënda.

Ai ka qenë anëtar i bandës së Marian Kolajt, një i arratisur nga burgjet greke, i cili u ekzekutua prej policisë greke, gjatë një përleshjeje të armatosur në afërsi të kufirit shqiptar.

Në këtë ngjarje ishte edhe Pema prezent, i cili bashkë me Kolajn plagosi disa efektivë grekë, të cilët i vranë mikun para syve.

Në vitin 2010, Pema pati sërish një përplasje me armë me efektivët grekë, që më pas përfundoi në arrestimin e tij. Më vonë ai ra sërish në pranga pas shkatërrimit të rrjetit të trafikut të drogës me në krye biznesmenin Jurgen Molla.

Pema ka arritur të dalë sërish nga qelia duke përgatitur një tjetër rrjet trafikimi me kokainë, por sërish u arrestua në vitin 2020.

Nuk dihet se kur është liruar sërish, por ajo që dihet me siguri është se… është arrestuar sërish!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.