E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush janë 3 njerëzit që u pasuruan gjatë 2017-s?
Uncategorized

Kush janë 3 njerëzit që u pasuruan gjatë 2017-s?

Rëndomë thuhet se “paraja ndjek të njëjtën rrugë” ose “paraja shkon te paraja”. Këto thënie kanë gjetur vërtetësi te fakti se njerëzit më të pasur në botë, gjatë vitit 2017, janë pasuruar edhe më shumë.

Sipas “Bloomberg”, pasuria e 500 pasanikëve më të mëdhenj të botës është rritur me 23%, duke shkuar në 5300 miliardë dollarë, 1 mijë miliardë më shumë se viti i 2016.

Më fatlumi në 2017 ka qenë presidenti i rrjetit të shitjeve online Amazon dhe pronari i Washington Post, Jeff Bezos, pasuria e të cilit gjatë 12 muajve të fundit është rritur me 34.4 miliardë dollarë. Në total, Bezos ka një pasuri prej 99.6 miliardë, çka e bën 53-vjeçarin amerikan njeriun më të pasur të botë, duke i rrëmbyer kurorën pas shumë vitesh themeluesit të Microsoft, Bill Gates.

Në shtrirje gjeografike, pasanikët kinezë janë ata të cilët janë pasuruar më shumë gjatë këtij viti. 2017-a ka qenë një vit për t’u harruar për manjatin franko-maroken të telekomunikacionit, Patrick Drahi, pasuria e të cilit ra me 39%, saktësisht 4.1 miliardë dollarë.

 

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.