E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush janë 5 çështjet e pazgjidhura midis Izraelit dhe Palestinës?
Bota

Kush janë 5 çështjet e pazgjidhura midis Izraelit dhe Palestinës?

I ftuar në emsisionin në “Tonight” në Ora News, studiuesi Medlir Mema, ka treguar pesë çështjet kryesore ende të pazgjidhura midis izraelitëve dhe palestinezëve.

“Janë 5 çështjet kryesore, e para është çështja e kufirit. Ka një marrëveshje paraprakisht midis izraelitëve dhe palestinezëve të vitit 1967. Izraeli vazhdon të ndërtojë kundër marrëveshjet dhe rezolutave të OKB-së.

E dyta është çështja e Jerusalemit. E treta është siguria e brendshëm e Izraelit. Izraeli nuk ka një thellësi strategjike për t’u mbrojtur nga vendet që i konsideron si armiq të vet.

Çështja e katërt është ajo e refugjatëve. Janë sot 5 mln palestinezë që jetojnë në Gaza, ose Jordani që nuk i lejon të kthehet. Çështja e pestë është që Izraeli i kërkon shtetit të ardhshëm palestinez që të pranojë që shteti izraelit është një shtet hebre”, ka deklaruar Medlir Mema.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.