E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KUSHTETUESJA e rrëzoi/ Eksperti i ekonomisë Pano Soko : Bordi i “NAFTËS” duhet të ishte shkrirë, shfrytëzon pushtetin për t’i shërbyer partisë
Sot

KUSHTETUESJA e rrëzoi/ Eksperti i ekonomisë Pano Soko : Bordi i “NAFTËS” duhet të ishte shkrirë, shfrytëzon pushtetin për t’i shërbyer partisë

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko në një intervistë për median shprehet se Bordi i Transparencës që vendos çmimet e karburanteve duket të ishte shkrirë menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Eksperti thekson se qeveria po i bën karshillëk Kushtetueses, duke lënë në fuqi Bordin, i cili sipas Sakos “po shfytëzon pushtetin që e ka marrë, të paligjshëm për të vendosur çmime dhe për ti shërbyer partisë në pushtet”.

Pano Soko: “Bordi duhet të ishte shkrirë. Kushtetuesja e ka cilësuar të paligjshme. Duhet të ishte pezulluar puna e këtij bordi. Që në momentin kur Gkylata vendosi, qeveria duhet ta kishte pezulluar dhe në mbledhjen e radhës duhej ta kishte shkrirë. Qeveria duhet të kishte marrë masa. Ne s’kemi shtet, por pushtet. Është Rama, Balluku, Veliaj dhe këta përfaqësojnë çdo gjë që kemi, s’kemi institucione. Kemi 30 vite që bëjmë sikur kemi shtet, por kemi pushtet, 2-3 emra bëjnë çfarë të duan, nuk pyesin për ligje e për asgjë. Këtu jetojmë, ky është realiteti jonë.

Nuk di vend tjetër ku qeveria i bënë karshillëk Gjykatës Kushtetuese. Çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese është i zbatueshëm. Bordi del shfrytëzon pushtetin që e ka marrë, të paligjshëm për të vendosur çmime dhe për ti shërbyer partisë në pushtet, për t’i marrë votën qytetarëve. Sa të mbarojnë zgjedhjet historia nis nga e para.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.