E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kuvendi i heq mandatin e deputetit Arben Ahmetajt
Lajme

Kuvendi i heq mandatin e deputetit Arben Ahmetajt

Kuvendi i Shqipërisë i ka hequr mandatin e deputetit ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Arben Ahmetaj e ka humbur mandatin e deputetit. Lajmi është konfirmuar nga Kuvendi.

Kuvendi thotë se sipas ligjit, deputetët që nuk paraqiten në seancë në gjashtë muajit e fundit, e humbin mandatin, në këto kushte, Kuvendi njofton Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vendin vakant.

Kujtojmë se ish-zëvendës kryeministri ndodhet në arrati prej 6 muajsh.

Ndaj tij janë ngritur tre akuza penale nga SPAK, korrupsion pasiv, pastrim parash dhe deklarim i rremë dhe fshehje pasurie.

Për këto akuza është kërkuar dhe arrestimi i tij.

Ahmetaj vijonte të ishte deputet, por pas 6 muajve mungesë, Kushtetuta detyron ndërprerjen e mandatit.

Kështu, 6 janari ishte dita kur mbushën ekzaktësisht 6 muaj nga mungesa e Ahmetajt në Kuvend, çka solli automatikisht humbjen e mandatit.

Sipas renditjes së kandidatëve të PS-së për Qarkun Tiranë, mandatin e Ahmetaj do duhet ta marrë Dallëndyshe Bici, e cila nga vota preferenciale fitoi 4977 vota dhe u rendit e 21-ta në listën e kandidatëve të PS për Tiranën.

Kujtojmë se mbi Arben Ahmetajn rëndojnë akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, në lidhje me skandalin e inceneratorëve. Më 20 korrik, SPAK lëshoi urdhër arresti për të, ndërsa disa ditë më vonë u shpall në kërkim ndërkombëtar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.