La proshutën e derrit para derës së xhamisë/ Dënohet me 15 vite burg amerikani
Një amerikan, që ishte futur me dhunë në një xhami dhe kishte lënë një proshutë derri para derës është dënuar me 15 vite burgim.

Michael Wolfe u shpall fajtor për një ngjarje të ndodhur në janar të 2016-s, kur kamerat e sigurisë e filmuan duke thyer xhamat dhe dritaret e xhamisë me një kamë në dorë shkruan Daily Mail.

Para se të largohej, Wolfe la në derën kryesore të xhamisë proshut derri. 37-vjeçari u akuzua edhe për akuzën e tentativës së vrasjes, që u hodh poshtë nga gjykata, pasi në pamjet e kamerave të sigurisë ai shfaqej vetëm duke vandalizuar xhaminë dhe nuk sulmoi asnjë besimtar.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



