E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lamallari: “Ka gazetarë që paguhen nga bandat”. Artan Hoxha nuk e përmban veten
Sot

Lamallari: “Ka gazetarë që paguhen nga bandat”. Artan Hoxha nuk e përmban veten

Pas deklaratës së zv.ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari se “në Shqipëri ka gazetarë që paguhen nga krimi i organizuar”, reporteri investigativ Artan Hoxha, “shpërtheu” fuqishëm.

Ai deklaroi në studion e “Opinion” të Blendi Fevziut  se nuk e konsideron aspak problem që në Shqipëri, forcat operacionale survejojnë dhe mbajnë nën vëzhgim gazetarët. Është e paqartë nëse ky “shpërthim” i kolegut Hoxha erdhi për shkak të deklaratës së papritur të zëvendësit të Lleshajt apo ai e ka bindje se përgjimi i gazetarëve është një procedurë “normale” policore.

Skandali i survejimit të gazetarëve u publikua pak ditë më parë nga “Boldnews.al”. Një seri videosh dhe fotosh, të publikuara në mënyrë ekskluzive nga “BN” treguan dëshmi reale se si forcat operacionale, nën urdhërin e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, mbajtën nën mbikqyrje disa gazetarë investigativë, menjëherë pas shpërthimit të çështjes së njohur me emrin “Babale”.

Publikimi i atyre pamjeve shkaktoi një reagim të fuqishëm social dhe politik. Por, për gazetarin Artan Hoxha, kjo sjellje tipike komuniste e dirigjuar nga Fatmir Xhafaj, nuk përbën problem. Për të mbështetur qëndrimin e tij, Hoxha solli në vëmendje se në Shqipëri nuk kanë ndodhur vrasje gazetarësh, siç janë regjistruar kohët e fundit në Maltë apo Sllovaki.

Gazetari Hoxha, tashmë i mësuar me studiot mediatike, duket se e humbi pas deklaratës së fortë, por të papërgjegjshme të Lamallarit. Ky i fundit, në pozicionin e zëvendësministrit, ka jo vetëm mundësinë, por edhe detyrimin ligjor për të identifikuar dhe vendosur para përgjegjësisë ligjore gazetarët e lidhur me krimin e organizuar.

Gazetarë të tillë, nëse mund të quhen gazetarë, duhet të mbajnë të njëjtën përgjegjësi ligjore me grupet kriminale. Natyrisht, Lamallari, si edhe eprorët e vartësit e tij, e kanë shumë të qartë se cilët janë gazetarët që i shërbejnë krimit të organizuar.

Në median shqiptare, herë pas here, publikohen intervista “ekskluzive” me personazhe të njohur të botës së krimit, të cilët, nëpërmjet mikrofonit të këtyre “gazetarëve”, i paraqiten publikun si ëngjëj, të cilëve autoritetet i godasin me pa të drejtë.

Ndaj Lamallari e ka shumë të lehtë për të identifikuar se cilët janë këta “gazetarë” të vendosur në shërbim të grupeve kriminale. Është detyra e tij funksionale që t’i zbulojë dhe t’ia bëj të ditur edhe publikut emrat e tyre.

Në këtë mënyrë i bën nder edhe qytetarëve, por edhe gazetarisë, e cila ndotet keqazi nga “shërbëtorë” të krimit të organizuar, të cilët kanë detyrën kryesore-t’i bëjnë lavazhin eksponentëve kryesorë të bandave./Bolnews.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.