E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lamtumirë prekëse për Julen, vogëlushi varroset pranë të vëllait mes lotëve, luleve dhe duartrokitjeve
Bota

Lamtumirë prekëse për Julen, vogëlushi varroset pranë të vëllait mes lotëve, luleve dhe duartrokitjeve

Qyteti Malaga në Spanjë  ka shpallur tri ditë zije zyrtare për vdekjen e vogëlushit Julen Rosello.

Julen, dyvjeçari që u nxorr pa jetë pas 13 ditësh nga një vrimë e thellë 100 metra nën tokë, u varros sot në mesditë në varrezat e El Palo, në Malaga, aty ku qenë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit qindra persona. Julen u varros pranë të vëllait të tij, që vdiq në prill 2017 në moshën trevjeçare nga një arrest kardiak.

Varrimi i fëmijës qe planifikuar për në 13:30 dhe u parapri nga një lufte e priftit Rafael Vivantos. Prindërit më pas u ndanë me të voglin në dhomën e funeralit, në intimitet të plotë, ashtu siç patën kërkuar vetë.

Qindra kurora dhe tufa me lule ishin dërguar nga e gjithë Spanja për të mbuluar shtratin mortor të vogëlushit.

Dy kurora spikatnin ndër to: njera prej prindërve dhe tjetra prej minatorëve që kryen operacionin për shpëtimin e tij.

Arkivoli me trupin e Julen mbërriti të shtunën pasdite në zyrat e Mjekësisë Ligjore në Malaga, ku u krye autopsia. Rezultati qe njesoj: data e vdekjes së tij është 13 janari, dita kur ai ra në pus dhe shkaku i vdekjes, lëndimet e forta në kokë nga rënia e lirë dhe e shpejtë bashkë me “kapakun” e dheut dhe pluhurit që i ra përsipër.

Megjithatë, studimi i të dhënave të fëmijëve është më kompleks se te të rriturit, ndaj për saktësi ajo do të duhet të plotësohet ëm vonë me analiza të tjera.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.