E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lapaj takim  me shqiptarët e Hamburgut:  Në 11 maj shkruajmë historinë!
Uncategorized

Lapaj takim me shqiptarët e Hamburgut: Në 11 maj shkruajmë historinë!

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka zhvilluar një takim entuziast me shqiptarët e Hamburgut, në Gjermani.

“Fuqia më e madhe e shqiptarëve sot është Diaspora”, u shpreh Adriatik Lapaj, drejtues i “Shqipëria Bëhet”. Lapaj tha se qeveria shpenzon milionat për luks dhe fasada dhe se nuk mendon për shqiptarët, pensionistët e të papunët. “Mbi 5 mln euro ka kushtuar kopshti brenda në Kryeministri”, tha ai.

“Shqiptarët në Hamburg nuk mbushën vetëm sallën, por edhe zemrat tona plot”, shkruan Lapaj pas takimit në Gjermani.

Ai thekson se në dy javët e para, mbi 80 mijë shqiptarë me banim jashtë vendit janë regjistruar në KQZ për të votuar në zgjedhjet e 11 majit.

Lapaj fton shqiptarët e Diasporës të regjistrohen sa më shumë “që të shkruajmë historinë”. “Diaspora do ta çajë sistemin. Ekipi ynë është gati t’ju asistojë mbi procesin”, thekson më tej ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.