E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Leicester është skuadra e parë që ngjitet në Premier League
Sport

Leicester është skuadra e parë që ngjitet në Premier League

Leicester, bëhet skuadra e parë që siguron ngjitjen në elitën e futbollit anglez.

Humbja e Leeds ndaj QPR, i siguroi ngjitjen “dhelprave” në Premier League.

Pas 44 javëve kampionat në Championship, Leicester mban vendin e parë me 94 pikë të grumbulluara.

Me ngjitjen që tashmë është siguruar matematikisht, skuadra e drejtuar nga Maresca, fitoi edhe titullin kampion, në kampionatin e dytë më të rëndësishëm në Angli.

Në 44 javë kampionat, Leicester, numëron 30 fitore, 4 barazime dhe 10 humbje.

Kur kanë mbetur edhe dy javë për t’u luajtur, tashmë gara në Championship, është për vendin e dytë, që siguron gjithashtu ngjitjen në Premier Leaue. Për këtë vend po lufton Leeds me 90 pikë dhe Ipswich me 89 pikë.

Në Itali, u zyrtarizua rënia e skuadrës së Salernitanës në Serinë B. Humbja e fundit me rezultatin 3-0 ndaj Frosinones, i preu biletën për një kategori më poshtë skuadrës së drejtuar nga Colantuono.

Katër javë para fundit, Salerintana mban vendin e fundit në Serinë A, me vetëm 15 pikë të grumbulluara, në 34 xhiro.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.