E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lënia e mandateve nga opozita, shkruajnë  mediat botërore: Korrupsion dhe joefikasitet nga qeveria
Bota

Lënia e mandateve nga opozita, shkruajnë mediat botërore: Korrupsion dhe joefikasitet nga qeveria

Vendimi i opozitës për lënien e mandateve ka bërë jehonë në mediat më prestigjioze ndërkombëtare.

Me titullin “Deputetët e opozitës planifikojnë të largohen nga parlamenti i Shqipërisë”, agjencia prestigjioze e lajmeve Associated Press pasqyron raportimin e saj për këtë zhvillim dramatik në politikën shqiptare.

Ajo shkruan se vendimi i opozitës lidhet me  “korrupsionin dhe mungesën e efikasitetit të qeverisë socialiste të vendit.”

Në artikull citohet lideri demokrat Basha i cili akuzoi qeverinë për lidhje me krimin e organizuar, vjedhjen e votave, dhe anashkalimin e ligjvënësve dhe sistemin e drejtësisë.

Artikulli i Associated Press është botuar menjëherë nga prestigjiozja tjetër amerikane Fox News.

Ja artikulli i plotë

“Deputetët e opozitës planifikojnë të largohen nga parlamenti i Shqipërisë”

Partia e opozitës së qendrës së djathtë të Shqipërisë thotë se 41 ligjvënësit e saj planifikojnë të japin dorëheqjen nga parlamenti lidhur me korrupsionin dhe mungesën e efikasitetit të qeverisë socialiste të vendit.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha të hënën se grupi parlamentar vendosi të dorëzojë mandatet e tyre. Basha kërkoi krijimin e një qeverie tranzicioni në vend derisa të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme.

Anëtarët e partive më të vogla të opozitës mund të bashkohen me demokratët duke lënë parlamentin shqiptar të 140 vendeve, ku socialistët drejtues mbajnë 74 vende.

Opozita planifikon të mblidhet jashtë parlamentit të enjten.

Basha akuzoi qeverinë për lidhje me krimin e organizuar, vjedhjen e votave, dhe anashkalimin e ligjvënësve dhe sistemin e drejtësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.