Lezhë/ Arrestohet 67-vjeçari, kanosi nipin me armë zjarri për pronat
Parandalohet një krim në familje në Lezhë.
Një 67-vjeçar është akuzuar nga policia se ka kërcënuar për çështje pronësie nipin e tij.
Pas ndërhyrjes së policisë u bë e mundur arrestimi i Pjetër Nikës.
NJOFTIMI ZYRTAR
Ndërhyrja në kohë e policisë,parandaloi përshkallzimin e një koflikti me armë zjarri mes xhaxhait dhe nipit. Policia sekuestron një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Vihet në pranga 67-vjeçarit Pjeter Nika që kërcënoi nipin e tij, me armë zjarri, për motive pronësie.
Me marrjen e njoftimit për një konflikt në fshatin Mërqi, ku shtetasi P.N kanoste me armë zjarri nipin e tij shtetasin F.N, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe të Forcës “Shqiponja” kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.
Falë ndërhyrjes në kohë është parandaluar përshkallëzimi i konfliktit dhe është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak, që dyshohet se e posedonte shtetasi P. N., 67 vjeç, banues në Merqi, Lezhë.
Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet edhe një sasi municioni luftarak. Në përfundim te veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë së Lezhës bënë arrestimin ne flagrancë të shtetasit P. N., për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



