E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ligji për gjuhën shqipe, VMRO-ja padit Talat Xhaferin
Bota

Ligji për gjuhën shqipe, VMRO-ja padit Talat Xhaferin

VMRO-DPMNE-ja ka inicuar padi penale ndaj kreu të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe drejtorit të Gazetës Zyrtare, Martin Kostovski. Sipas opozitës, Xhaferi, Kostovski dhe nënpunësi administrativ në Kuvend, Nexhbedin Ibrahimi kanë kryer vepër penale keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sekretari i përgjithshëm i VMRO-së, Igor Janushev nuk përjashton mundësinë që si dëshmitarë të ftohet edhe Presidenti Gjorge Ivanov, duke shtuar se ky i fundit nuk ka shkelur kompetencat e tij pasi e drejta e vetos është e garantuar me Kushtetutë.

“Xhaferi nuk ka guxuar dhe nuk ka mundur ta dërgojë ligjin për publikim. Ibrahimi si pjesë e shërbimit teknik nuk ka pasur asnjë kompetencë që të nënshkruaj. Kostovski mban përgjegjësi pasi që nuk ka guxuar të publikoj ligj i cili nuk posedon dekretin e presidentit. E drejta e vetos është e garantuar me Kushtetutë dhe këtë e dinë edhe studentët e shkencave juridike”, tha Janushevi.

Opozita pretendon se me publikimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Gazetën Zyrtare, Maqedonia bëhet dygjuhësore. Por Qeveria thotë të kundërtën. Sipas organit ekzekutiv, gjuha shqipe nuk është zyrtare dhe nuk është e barabartë më gjuhën maqedonase. Për dallim nga Qeveria, kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi është i prerë se gjuha shqipe është gjuhë e dytë zyrtare.

“Po si të flasim ndryshe për gjuhën shqipe përveç që si zyrtare. Nëse shihet se do të duhet të përdoret në të gjitha organet në mënyrë paralelele, atëherë vërehet se është zyrtare. Si do të mund të quhej ndryshe përveç si zyrtare?”, tha Xhaferi.

Kallëzimi penal ndaj Xhaferit vjen pas publikimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Gazetën Zyrtare pa firmën e Presidentit Ivanov, i cili edhe pas votimit të dytë në Kuvend nuk firmosi dekretin për publikimin e ligjit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.