E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
LIVE “Dita e Ronaldos”/ Fjalët e para të Kristianos: Zgjedhje e lehtë, ja pse zgjodha Juventusin (VIDEO)
Sport

LIVE “Dita e Ronaldos”/ Fjalët e para të Kristianos: Zgjedhje e lehtë, ja pse zgjodha Juventusin (VIDEO)

Të gjithë tifozët e Juventusit janë në delir. Sot është “Dita e Ronaldos”. Pasi zbarkoi dje për herë të parë në tokën italiane, që nga zyrtarizimi si lojtar i “Zonjës së Vjetër”, sot Ronaldo ka kryer vizitat mjekësore, dhe do të mbajnë në orën 18:30, edhe konferencën e parë si bardhezi.

ronaldoo

Entuziazmi i madh ka kapluar të gjithë tifozët, që me zor po presin të dëgjojnë fjalët e para të Kristianos. Më poshtë, pasqyrimi LIVE, hap pas hapi i “Ditës së Ronaldos”…

LIVE

Pse zgjodhët Juventusin?

Pyetje e lehtë për të dhënë përgjigje. Juventusi është një nga klubet më të mirë në botë. Miqtë dhe kolegët e mi më thanë se është një klub ku mund të luaja. Duke parë madhësinë e këtij klubi, është një klub shumë i madh. Nuk ishte një vendim i vështirë për ta marrë.

18:30 | Nis konferenca në Alianz Stadium. Kristiano Ronaldo për herë të parë përballë qindra gazetarëve nga e gjithë bota.

17:55 | Përqafime të ngrohta të CR7 me miqtë e rinj, veçanërisht me Miralem Pjaniç dhe Xhiorxho Kielinin. Bie në sy përshëndetja e ftohtë me Kanselon, portugezin tjetër të sapo transferuar tek Juventusi, i cili u mjaftua vetëm me një shtrëngim duarsh.

17:07 | Kristiano Ronaldo takohet me trajnerin Alegri në Continasa. Portugezi dhe trajneri i Juves bisedojnë fjalët e para për të ardhmen

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.