LIVE/ Orë pas ore/ Basha dhe Vasili i bashkohen tubimit
Ka nisur në orën 19:00 protesta e shtatë kombëtare e thirrur nga opozita e bashkuar, para Kryeministrisë.
Ora 19:30/ Në një kohë që Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues të opozitës, tubuesve i është bashkuar dhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha.
Basha është shoqëruar me të rinjtë e forumit rinor të PD-së, protestës po i bashkohen dhe drejtuesit të LSI-së, të cilët kryesohen nga Petrit Vasili.
Ndërkohë që në këtë protestë mungon kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila është nisur për një udhëtim jashtë vendit.
Ora 19:21/ Me tullumbace të bardhë në duar, me mbishkrimin “Rama ik”, është kjo risia që sjell opozita këtë herë, pas balonave të ngritura drejt qiellit protestën e fundit.
Ndërkohë që pritet që protestës t’i bashkohet kryetari i PD, Lulzim Basha, dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, grupimët e para të qytetarëve kanë nisur të mblidhen.
Një muaj pas përplasjes me policinë dhe dëmtimit në gju dhe shpatull, sot në krye të protestës është Sahit Dollapi, sekretari organizativ i PD.












Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



