Liverpool-Chelsea mbyllet me barazim dramatik / Chelsea është i treti
Një barazim dramatik ka qenë ai i sotmi në supersfidën e “Anfield Road” mes Liverpool dhe Chelesa. Ndeshja e vlefshme për javën e 13-të të Premier League, nuk ka kënaqur asnjërin prej dy trajnerëve, Jurgen Klopp dhe Antonio Conte.
Kjo pasi të dyja skuadrat janë larguar më tej nga Manchester United, por edhe ndaj City, që nesër ka mundësinë për të krijuar një distancë edhe për të ndjeshme me një pjesë të skuadrave ndjekëse. Gjithcka ndohi ën pjesën e dytë teksa Liverpool me anë të ish-lojtarit të “Blues” Mohammed Salah arriti të gjente rrugën e rrjetës. Salah arriti në minutën e 65-të që të shënonte pas një depërtimi në zonë.
Por Chelsea nuk lejoi festën në kampin e “Reds” pasi ishte braziliani Willian ai që realizoi një gol të artë5 minuta para përfundimit të ndeshjes.
Me këtë barazim Liverpooli mbetet në vendin e 5-të me 23 pikë, Chelsea në të 3-in me 3 pikë më shumë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



