Liverpul shpërthen në festë prek fitoren në Champions League pas 14 vitesh
U luajt finalja e madhe e UEFA Champions League, ku përballë ishin dy ekipet angleze, Totenhemi dhe Liverpuli.
Liverpuli është fituesi i madh i Champions League për këtë edicion. Të kuqtë mposhtën pastër me shifrat 0-2 Totenhemin, në një finale që nuk dhuroi shumë emocione.

Një finale disi e paparashikuar, por me të dyja ekipet që kanë bërë një rrugëtim plot emocione dhe spektakël për të mbërritur deri këtu.
Për ekipin e Poçetinos, nga minuta e parë do ta nisë Herri Kejn, tek i cili kishte edhe dyshime, ndërkohë që Klop nuk do të ketë surpriza, dhe në fushë do të ketë më të mirët.
LIVE | Totenhem-Liverpul 0-2
GOL: / Salah pen. 2′, Origi 87′
KOMENTI LIVE
87’ GOOOOOOOOOL LIVERPULI 0-2/ Shënon edhe të dytin Liverpuli me Divok Origin.
85’ Goditje e Eriksen nga një faull në të majtë, por portieri Alison bën një pritje fantastike.
82’ Kryen edhe ndërrimin e tretë Poçetino. Futet Jorente, del Dele Ali.
69’ Milner provon me një të majtë nga jashtë zone, por topi përfundon vetëm pak jashtë porte.
66’ Kryen edhe Totenhemi ndërrimin e parë. Lukas Moura në vendin e Uinks.
62’ Ndërrimi i dytë në radhët e Liverpulit. Futet Milner, dhe del Uajnaldum.
58’ Zëvendësimi i parë i Liverpulit. Klop nxjerr Firminjon nga fusha, futet Origi.
46′ Nis pjesa e dytë, me ekipet siç e mbyllën të parën.
Mbyllet pjesa e parë. Totenhem-Liverpul 0-1
45‘ 2 minuta shtesë.
39’ Robertson lëshon një predhë me të majtën, por Loris pret dhe çon topin në goditje këndi.
23’ Robertson hedh një krosim të fuqishëm në zonën e Totenhemit, që shkonte rrezikshëm drejt Salah, por Rouz ndërhyn duke larguar rrezikun.
20’ Son niset në një aksion të shpejtë, por Matip e ndal në një duel tek për tek.
17’ Pranë një goli tjetër Liverpuli. Arnold lëshon një të djathtë nga jashtë zone, por topi shkon jashtë portës së Loris.
2’ GOOOOOOOL LIVERPULI 0-1/ Shënon nga 11 metra Salah.
1’ Penallti që në sekondën e parë. Prekje me dorë e Sisoko, pas një topi të ngritur nga Mane, dhe arbitri Skomina është i bindur.
1′ Nis ndeshja në “Wanda Metropolitano” të Madridit.
FORMACIONET
Totenhem: Loris, Tripier, Alderuajreld, Vertonghen, Rouz, Ali, Sisoko, Uinks, Son, Eriksen, Kejn. Trajner: Mauricio Poçetino.
Liverpul: Alison, Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Henderson, Fabinjo, Uajnaldum, Salah, Mane, Firminjo. Trajner: Jurgen Klop

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



