E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Livia, vajza e Lindita Nikollës fillon punë në Bankën e Shqipërisë, ndërsa  studenti  i shkëlqyer i “La Sapienza” …..?
Uncategorized

Livia, vajza e Lindita Nikollës fillon punë në Bankën e Shqipërisë, ndërsa studenti i shkëlqyer i “La Sapienza” …..?

Pas studimeve jashtë, sigurisht vajza e ish ministres do niste punë aty ku qarkullon më shumë leku!

19 Korrik 2017 20:22

Vajza e vetme e ish ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, Livia, e cila ka kryer studimet jashtë shëtit tashmë ka nisur punën si Specialiste në Departamentin e Stabilitetit Financiar në Bankën e Shqipërisë.

Kjo e dhënë është publikuar në raportet e deklarimit të pasurisë të ish ministres Nikolla nga Open Data, ku Livia tashmë ka edhe një pagë prej 886 056 lekë. Ndërkohë që në deklaratën e pasurisë së ish ministres së bashku me bashkëshortin të ardhurat janë modeste, ku ajo ka  patur vetëm rrogën e saj si të ardhur dhe atë të bashkëshortit, Ligor Nikolla si Dekan me pagën  1 224 744 lekë, nga mësimdhënia në Universitetin e Strugës,  4 428 euro si dhe honorare si anëtar i senatit të UPT dhe kryetar i Këshillit të Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, 436 105 lekë.

Dy krahasime : Vajza e ish ministres  Lindita Nikolla dhe djali  i një qytetari të zakonshëm. E paara e kishte të  garantuar vendin e punës. I dyti erdhi, kërkoi  punë edhe mjek në fshat. sigurisht nuk gjeti dhe iku nga sytë këmbët…..

Sorollatet pa punë edhe pse mbaroi shkëlqyeshëm në “La Sapienza”

Nuk siguroi dot as një vend punë mjek fshati edhe pse kishte mbaruar me rezultate të shkëlqyera në një nga universitet me emër në fushën e mjekësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.