Llallës i zgjatet mandati apo dorëhiqet?!
“Pokeri” Rama-Meta për kompromis që mbron karrierat e mermerit e zhbllokon dekretet për kreun e SHISH, Visho Ajazin
Shkarkimi i Adriatik Llallës nga Prokuror i Përgjithshëm duhet se nuk do të jetë në rendin e ditës së mazhorancës socialiste. Jo për ditën e sotme, pasi dihej kalendari për seancën parlamentare, por as në ditët e ardhshme. Madje ditën e sotme është mbledhur konferenca e kryetarëve për të diskutuar programin e punës si dhe kalendarin 3 javor të Kuvendit dhe Llalla nuk ka qënë në “mënynë” e saj.
Është përfshirë vetëm nisma e mazhorancës për shkarkimin e kreut të KQZ, Klement Zguri, i cili u vendos në krye të këtij institucioni si pjesë e marrëveshjes së 18 majit Rama-Basha. Ndërsa në kalendarin 3 javor nuk është përfshirë përfundimi i mandatit dhe emërimi i një kryeprokurori të ri. Mandanti i Kryeprokurorit Adriatik Lalla përfundon më 7 dhjetor. Ende nuk ka ndonjë emër konkret që do të vihen në krye të organit të akuzës.
Burime nga Kuvendi por dhe nga mazhoranca afër kupolës së PS bëjnë me dije se Llallës i përfundon mandati më 7 dhjetor, sot jemi më 30 Nëntor. Mund të hyjë urgjent në rendin e ditës, por nuk ka pse, pasi ai lirohet nga detyra jo se shkarkohet për ndonjë arësye të paraqitur në Kushtetutë. Sipas tij, do ketë një shtrëngim dore me Kryeprokurorin e përkohshëm dhe kaq.
Kjo ka qënë “thagma” e dalë në mënyrë jo zyrtare nga burimi në Kuvend, duke e quajtur tërësisht të lehtë ikjen e Adriatik Lallës nga posti i Prokurorit të Përgjithshëm. Por prapa kësaj neglizhence dhe mosinteresi në dukje, qëndron një lojë e vërtetë politike, madje një lojë e pistë mes krerëve të politikës shqiptare.
Më konkretisht është një “poker” mes Ramës dhe Metës për të pasur njerëzit e tyre në mënyrë të barabartë në pikat kyçe të shtetit. Jo pa qëllim nuk është dekretuar ende kreu i ri i SHISH i propozuar nga Edi Rama, Helidon Bendo.
Propozimi i Ramës mbahet në sirtar nga Ilir Meta dhe po tundet fort në pritje të ndonjë koncensioni nga ana e kryeministrit Edi Rama. I cili nga ana e tij pasi e ka kërcënuar me bllokim të kompanive të guroreve dhe mermerit të Metës në Tomor dhe hapjen e dosjes së rrugëve, përfshirë dhe 35 milion eurot e fundit të dhëna për Tiranë-Elbasan, po pret që Llalla të lëshohet vetë nga Meta. Dhe pas tij edhe nga Berisha. Por Meta i mban të bllokuar Ramës dhe propozimin e Visho Ajazi Likës për ambasador në NATO. Për hir të së vërtetës Meta s’ka asnjë kundërshtim as për Helidon Bendon në krye të SHISH, e ka njeriun e tij dhe as për Vishoi Ajazi Likën ambasador në NATO, pasi dhe ai është njeriu i tij. Meta po bën presion për Llallën thjeshtë dhe vetëm që të zgjatet mandati dhe dy vite, që të mbyllë të gjitha pisllëqet e tij, që ti shpëtojë qelisë me nder dhe lavdi. Dhe me sa duket po ia arrin.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco