LONDER/Hoteli superluksoz përfshihet nga flakët
Një zjarr masiv ka përfshirë hotelin luksoz Mandarin Oriental në Knightsbridge të Londrës. Rreth 120 zjarrfikës po mundohen që të shuajnë flakët në hotelin luksoz i cili sapo ishte rikonstruktuar.
Tym i zi është parë në qiell të Londrës nga hoteli në Uilliam Street, Knightsbridge, ku dhomat fillojnë nga £ 600-një-natë.
Brigada e zjarrfikësve në Londër tha se 20 motorë zjarri dhe 120 zjarrfikës janë në vendngjarje.
Hoteli sapo ka përfunduar restaurimin më të madh dhe më të shtrenjtë në historinë e tij 115-vjeçare, me dhoma të cilat u hapën përsëri për publikun më 29 maj.
Nuk dihet nëse dikush ka qenë i lënduar në zjarr.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



