E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lubonja : Çili i duhet Kadareja për të mbajtur Universitetin!
Sot

Lubonja : Çili i duhet Kadareja për të mbajtur Universitetin!

     Akuza dhe kundëakuza 

Henri Çili: Lubonja, në vend që t’i nxirrte sytë vetes për spiunimin e babait , është turrur t’i nxjerrë sytë gjithë dynjasë

  Henri Çili, i ftuar në emisionin Opinion në News 24, ka thelluar polemikën e tij me Fatos Lubonjën në reagim edhe ndaj një interviste të dhënë dje me Skype në të njëjtin emision nga analisti. Sipas Çilit, Lubonja është një shkrimtar mediokër dhe figura e tij është vlerësuar më shumë se e meriton.

Administratori i UET e ka sfiduar Lubonjën që ta botojë vetë dosjen e plotë të tij duke shtuar se ai është egërsuar si reagim ndaj ndërgjegjes së vet që i rëndon, duke e ditur se ka paditur të atin te organet e Sigurimit. Çili ka folur edhe për mitin e Edipit në mitologjinë greke. Ky mit thotë se Edipi mbret gjatë kthimit për në Tebë, qytetin e tij, vrau të atin të cilin nuk e njihte dhe pas futjes në qytet u martua me të ëmën. Kur orakulli i tha se ai ishte atvrasës dhe burri i së ëmës, Edipi braktisi fronin, u vetëverbua dhe u vërvit nëpër botë si endacak.

Lubonja, tha Çili, në vend që të qorronte veten për vrasjen e ndërgjegjes është turrur për të qortuar të gjithë të tjerët

Lubonja i përgjigjet Kadaresë dhe Çilit: Përdhunues që përdorin mekanizmat e regjimit të parë

Fatos Lubonja i është përgjigjur dy shkrimeve të publikuara në gazetën “Mapo” nga botuesi i saj, Henri Çili dhe shkrimtari Ismail Kadare.

Fatos Lubonja i përgjigjet akuzës së Kadaresë se nuk do ia falte kurrë denoncimin publik gjatë gjyqit të të atit, Todi Lubonjës. Ai shprehet se shkrimtari është duke krijuar një Kadare falco dhe mohon që ta ketë akuzuar ashtu siç ai pretendon.

“E para, shpreh keqardhje të madhe se si vazhdon kultura e manipulimit, stimulimit të heronjve të rremë. Kadare në jetën e tij punon vazhdimisht në këtë formë për të transformuar veten e tij, duke krijuar nje Kadare falco. Eshtë qesharake ajo që thotë. Unë kam thënë vetëm se im ate kishte simpati për Kadarenë dhe Agollin se i konsideronte më me kurajë artistike. Kurse ai sikur paskam thene sa ka qenë ai kryetari i grupit armiqesor të liberalizmit qe ka influencuar edhe Todi Lubonjen. Po pse nuk e arrestuan atëhere? Të thuash këto që thotë Kadare është të tallesh me njerëzit që e kanë jetuar atë kohë”,- thotë ai.

Sa për shprehjen “Gjuha serbe një jevgë përballë zonjës së rëndë shqipe”, Lubonja pretendon se është Kadareja qe e ka artikuluar në këtë formë dhe shton: “Unë as nuk shpik as nuk shtoj e transformoj siç me akuzon. Nese ky është një makabritet, sikurse thotë Kadare, hapni gazetën Drita te dates 30 shtator 1990 të cilës i jam referuar. Ky vetë e ka thënë”.

Lubonja i referohet dy njerëzve me të cilët Kadare ka bashkëpunuar për të fabrikur akuzën e tij. Qemal Lame është shefi i hetuesisë së në kohën e errët, përgjegjës për fabrikimin e tërë atyre gjyqeve, që duhet të ishte dënuar sepse ka shkelur edhe ligjet e asaj kohe. “Këta janë përdhunues që pasi kanë përdhunuar, akuzojnë viktimën se pse ka hapur këmbët.”

Sa për botuesin ai thotë se është “Sinonimi i njeriut të pamoralshëm që e krijoi ky tranzicion” dhe që ka interesat e tij në gjithë këtë histori. “I duhet Kadareja për të mbajtur Universitetin”,- shtoi ai.

Analisti shton se kemi të bëjmë me regjim të dytë që vazhdon me mekanizmat e regjimit të parë

Enton Abilekaj në një shkrim në mbron Lubonjën:

“Eshte e qarte tashme pse Edi Rama mori kontrollin e dosjeve te Sigurumit te Shtetit. Puna e pare qe ka bere, ishte nxjerrja e dokumentave kunder Fatos Lubonjes. Ka gjetur nje deshmi ku Lubonja, i dorezuar tregon gjithcka, por nuk e mohon bindjen e tij kunder regjimit, e pranon se babai i tij ishte kunder Enver Hoxhes, por nuk e fajeson asnjehere. Ajo deshmi nuk mund ta rendonte Todi Lubonjen, se vendimi per te ishte dhene dhe nuk kishte rishikim denimi ne diktature. Ajo deshmi tregon vetem nje shprese te fundit te Fatos Lubonjes, qe duke ruajtur integritetin, shpreson te shpetoje nga fija e kashtes. Nuk ka asnje turp aty, asgje per te kerkuar falje. Ajo deshmi kerkon vetem nje sqarim, ate qe Lubonja e beri te pjesshem, por per te miren e te gjitheve, per t’i sherbyer Kujeses dhe per te mos i lene sharlatanet me pushtet politik e mediatik te abuzojne. Ai duhet te shpjegoje momentinve dorezimit, te shpjegoje ate qe e quajti perdhunim. Eshte rasti qe me nje deshmi joletrare te tregoje Regjimin me gjakatar te Europes.

Aty mbaron detyra e tij per “zbulimin” e madh te Edi Rames dhe shkuesve qe i ka futur Kadarese per ta bere aleate ne luften e perbashket kunder Lubonjes. Rama dhe shkuesit nuk do te perballen me ligjin per shperdorimim qe i bene insitucionit vetem per hakmarrje personale. Nuk ka ndodhur kjo as me Qemal Lamen, me asnje funksionar te diktarures, pavaresisht se vrane e perdhunuan, shkaterruan njerez, familje e fise te tera, varferuan vendin dhe e lane qindra vite mbrapa. Shqiperia eshte i vetmi vend ish-komunista apo post-diktatorial ne bote qe nuk denoi asnje funksionar per krimet. Nje rezolute idiote mjaftoi per ta mbyllur 45 – vjecarin e krimit. Keshtu do shpetojne edhe keta sot. Kane thirrur per ndihme Kadarene, qe te intimidojne shkrimtaret, publicistet dhe gjithe te angazhuarit per mendimin e lire. Kane vene ne sherbim mediat qe i kontrollojne thuajse te gjitha dhe kane nisur luften per asgjesimin e Lubonjes. Pasi perdoren mitralozet, topat dhe parate, per pushtimin e medias dhe shkaterrimin e shoqerise civile, tani po perdorin snajperet per te eliminuar ata pak qe rezistuan. Gabojne, se po perdorin topcinjte per snajper. Nuk do ia arrijne ta diskretojne Lubonjen. Ai qe nga viti 1990 po i sherben vendit pa asnje kompromis, pa asnje frike dhe pa asnje tundim. Prishja e tij me Edi Ramen, me kujtohet si sot. Ishte koha kur Kryetari i Bashkise atehere sa kishte filluar projektin per betonizimin e qytetit. Lubonja e kishte mik. Mund t ‘ i kerkonte leje ndertimi dhe ta merrte, mund te behej i pasur duke e perdorur miqesine. Keshtu bene pothuajse te gjithe. Me betonizimin e Tiranes, Rama shkaterroi ne mase ajrin dhe driten, historine dhe cilesine e jetes, median dhe shoqerine civile. Lubonja nuk zgjodhi te behej pasur, zgjodhi te mbronte qytetin, por ishte thuajse vetem. Nuk ia doli. Ai vazhdon te mos ia dale te ndaloje shkaterrimin, por eshte ashtu per t ‘ i turperuar ata qe po e shkaterrojne dhe perfituesit e tyre. Per Kadarene eshte e veshtire te flasesh. Letersia e tij i ka sherbyer vendit pafundesisht. Po ta kishte pranuar raportin e tij me regjimin, nuk do kishte asnje debat sot. Nuk mund ta besoje askush qe Kadareja, duke qene i perndjekur nga Regjimi, u emerua nenkryetar i Frontit Demokratik, zevendes i Nexhmije Hoxhes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.