E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lubonja: U mahnita nga vila prej sheiku e Llalles
Sot

Lubonja: U mahnita nga vila prej sheiku e Llalles

Ish e persekutuar e regjimit komunist, Ajtanga Lubonja. E cila ndonëse është kundër të gjithë politikës, nuk e fsheh se di gjithçka për “konviktorin” e kthyer në milioner përmes abuzimit me detyrën e kryeprokurorit, Adriatik Llallën.

“Ju kam thënë që kam ndenjur në konvikt në godinën 13 këtu në “Q.Studenti”, me Adriatik Llallën-Kryeprokurorin e sotëm!

Unë kisha disa vjet që isha strehuar aty (adresa e vetme e strehimit tim…nga konvikti do dal e vdekur)! Familja Llalla erdhën me maç e kuç nga fshati…a nga Gramshi, a nga Librazhdi, nuk më kujtohet!

U vendosën në katin e 2-të në një dhomë pak më të gjatë se tonat, ishin gjithë ata, 5-6 vetë! U tha që ishin të persekutuar, ishin njerëz të mire! Tiku (Adriatik Llalla) punonte hetues në Gramsh më duket! Unë venja shpesh në dhomën e tyre, se në dritaren e tyre kisha vënë antenën e TV dhe e lëvizja sipas stacioneve! Kur vinte Tiku, rrija më shumë e beja muhabet e haja bukë të zezë fshati që e bënte e kunata!

Pasi u martua Tiku, ndenji dhe pak (kish ardhur në Tiranë dhe ishte bërë zv/prokuror) dhe iku nga konvikti! Kur e takova një ditë në ato kohë, më tha që po bënte një shtëpi diku këtu lart në ‘Qytetin Studenti’!

Shpejt u bë me vajze, që kur ishin në konvikt dhe e kishin të vogel kur ikën! Kështu vitet iknin…. Tiku ecte në karierë! U vu në krye të Deklarimit të Pasurive… uuuu thashë (unë punoja në Shërbimet Qeveritare), të shkoj t’i them Tikut për nusen time (i plotësonte të gjitha kriteret ekonomiste, me gjuhë të huaja… anglishten e dinte aq mire sa e merrte FMN për përkthyese).

Tiku, më priti si nënën e vet, me shumë respekt e dashuri (këtu ishte fundi i njeriut, pas kësaj lindi VIP-i – Adriatik Llalla), s’më ktheu kurrë përgjigje, nuk ma hapi më telefonin!

Kur u propozua për Kryeprokuror…. unë përsëri shkrojta për ëe duke e trajtuar si të persekutuar që u ngrit në piedestal dhe e meritonte të ishte Kryeprokuror!

Kam shumë vite që nuk e kam takuar, po në muajin mars kisha një hall jo për vete jo… pyeta për shtepinë e tij dhe vajta! UUUAAAUU, u mahnita… rruga përpara shtëpisë së tij e shtruar me asfalt, shtëpia si shtëpi sheikësh (mu shqye goja) Roja-polic civil ke dera, më njojti kush isha, po që nuk mund të lajmëronte në familje pa ia kërkuar ata! Ika si i thonë asaj fjalës “me bisht në shalë!” Dhe sot e kësaj dite, nuk e kam takuar Adriatik Llallën-Kryeprokurorin. Por shoh në TV, kur e thërret ai që e ka vënë aty në zyrë!

(Kryeprokurori, të tund tepelekun, atë e therrasin si dele! VIP-at hanë në një tas dhe pisllëqet ja u nxjerrin fëmijet me super lukset e tyre ( SOJSEZI NUK BEHET KURRE SOJLI!)!

Një histori me të vërtetë “suksesi” financiar kjo e Tik Llallës, por me paratë e shtetit, duke abuzuar në të gjitha rastet dhe në të gjitha poste, pa përjashtim.

Ajtanga Lubonja

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.