Lubonja: Vendi përballë rrezikut të partisë-shtet. Koalicionin Meta-Berisha bashkon shumë nga opozita, por…
Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Open” ka deklaruar se vendi ndodhet përballë një rreziku të madh të një partie shtet,dhe për këtë fakt të gjitha partitë opozitare duhet të ishin bërë bashkë në një koalicion, të mëdha e të vogla.

Duke komentuar kërkesën e dorëzuar mbrëmjen e sotme në KQZ për krimin e një koalicioni mes Berishës e Metës, Lubonja tha se është një formulë që bashkon goxha nga ana e opozitës përballë mazhorancës në zgjedhjet e 14 majit.
“Mendoj që opozita duhet të ishte bashkë e gjitha mundësisht se jemi para një rreziku të madh, parti shtet që është krijuar që ka të gjitha institucionet, nga një tirani e mazhorancës që duhet të çlirohemi. Ka pasur një punë të madhe për t’i përçarë, përçarja ka qenë kryesisht tek PD. Edhe partitë që nuk janë paraqitur historikisht si të djathta apo të majta, duhet të ishin të gjithë bashkë në këtë situatë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


